Prokuroria sekuestron pasuritë e vëllezërve Murataj
Rreth një muaj para se të ndodhte grabitja e 9 Prillit në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pas kësaj grabitje, pronat e vëllezërve të tij Aleksandër Murataj e Can Murataj, bashkëshortes Albana Alidhima dhe disa të afërmve të tjerë të familjes. Procedimi pasuror, sipas Prokurorisë, ka filluar më 4 Mars të vitit 2019. Pas verifikimeve që ka kryer për Admir Murataj, Aleksandër (Shpëtim) Murataj, si dhe për 14 familjarë të tyre pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prokuroria ka vendosur të konfiskojë si provë materiale 300 mijë euro. Gjithashtu, Admir Murataj, Can Murataj, Aleksandër Murataj u janë sekuestruar në kuadër të procedimit penal një sërë pasurish të paluajtshme. Bëhet fjalë për tetë makina, një motoçikletë, tre apartamente, një vilë dy katëshe, një garazh, truall dhe pemëtore.
Pasuritë e familjes Murataj që janë sekuestrua
Për shtetasin Aleksandër Murataj dhe familjen ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:
1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
2. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
3. Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
4. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
5. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
6. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
7. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
8. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
9. Fuoristradë Mercedes Benz;
10. FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
11. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
12. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
13. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
14. Volkswagen Tiguan;
15. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
16. Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.