Besiana Kajtazaj: Para se me ik prej këtij vendi…
Para se me ik, uluni në nji qoshe e vajtojeni çdo pikë djerse që e keni derdh në këtë vend.
Vajtojeni çdo pikë gjaku të atyre që dhanë jetë, e u bënë “kurban” i kësaj toke.
Ç’malluni me çdo gjë që ju rrethon.
Shijojeni bukën, ujin edhe ajrin e ndotur që na ka mbytë çdo ditë ngapak.
Vajtojeni shtëpinë, rrugët, rininë!
Para se me ik, sigurohuni me ua mallku çdo taksë, votë, e çdo fije besimi që ua keni dhanë atyre qe sot po u perzënë prej pragut tuj.
Mallkoni ata që ua kanë shkel andrrat e ua kanë “rrjep” shpresat!
Besa mallkoni edhe trupin tuaj që e ka duru çdo dhunim psiqik e fizik prej pushtetit!
Këtu gjithçka jemi, njerëz jo!
Këtu as unë as ti s’kemi vlerë, t’paktën jo për ata qe u’a kemi besu gjënë më t’shtrenjtë, atdheun.
Para se me ik, lirojeni vetën nga çdo helm që u’a kanë injektuar në trup 20 vitet e fundit.
Ps; Ik, por mos harro me u kthy se “askujt nuk i shkon kungulli mbi ujë gjithmonë” e as këtyre.