MEK, kërcënimi i vetëm ndaj regjimit iranian
Një artikull i shkruar kundër grupit kryesor të opozitës iraniane, Mujahedin-e Khalq (MEK), e shpërfill fare faktin që MEK ka mundur të mbijetojë kaq gjatë, pavarësisht sulmeve të rënda nga mullahët, për shkak të mbështetjes së popullit iranian për MEK.
Le t’i hedhim një sy provave.
Së pari, në 1988-ën, Lideri Suprem Ruhollah Khomeini u detyrua, pjesërisht nga MEK, të binte dakord për paqe me Irakun pas një lufte 8-vjeçare që kishte kushtuar gati 1 milion jetë iraniane.
Më pas ai dha urdhër për masakrimin e 30,000 anëtarëve të MEK që mbaheshin si të burgosur politikë në burgjet e Iranit sepse ishte i shqetësuar se Regjimi kishte rrezik të përmbysej nga MEK-ët demokratikë. Brenda vetëm katër muajve, Regjimi kreu maskrën e MEK-ëve, e cila është krimi më i madh kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kjo do të thotë se tridhjetë vjet më parë, Regjimi Iranian ishte aq i tmerruar nga mbështetja e popullit për MEK dhe nga mundësia e marrjes së pushtetit nga MEK, saqë Khomeini dha urdhër që MEK-ët të asgjësoheshin. MEK-ët kishin mbështetjen e popullit dhe Regjimi e dinte.
Së dyti, Regjimi Iranian është bllokuar nga një kryengritje popullore mbarëkombëtare që nga dhjetori i 2017-ës, lëvizje e cila është organizuar nga MEK.
Populli iranian, siç mund ta shohim nëpër video, thërret me slogane të MEK, duke mbajtur foto të udhëheqëses së MEK, Maryam Rajavi-t, dhe duke mbajtur tabela ku shprehet mbështetja për MEK. Pra janë qindra mijëra njerëz nga të gjitha sferat e jetës që e mbështesin publikisht MEK-un, edhe pse Regjimi mund t’i vrasë për këtë gjë.
Kaq popullor është MEK në Iran.
Së treti, Regjimi e kupton se MEK është kërcënimi më i madh ndaj sundimit të mullahëve. Prandaj Regjimi harxhon kaq shumë kohë, para dhe mund për t’i denigruar MEK-ët.
Që të jemi të qartë, Regjimi ka krijuar 19 filma, seriale e dokumentarë anti-MEK (disa prej këtyre dokumentarëve shkojnë deri në njëzet e tetë segmente, tridhjetë deri në dyzet e pesë minuta secili) gjatë viteve të shkuara dhe 18 libra anti-MEK vetëm në 2018-ën.
Ndërsa mullahët janë gjithnjë duke folur për MEK, sidomos duke theksuar rolin e MEK në protestat publike, dhe duke i kërkuar madje Francës t’i kufizojë veprimtaritë e MEK. (Franca ka refuzuar.)
Regjimi gjithashtu paguan gazetarë për të shkruar artikuj anti-MEK dhe i ka ofruar $80,000 kreut të një think-tank-u të madh kanadez për t’iu referuar MEK-ut si një “kult” në publikimet e tij.
Joseph Adam Ereli, Zëvendës Zëdhënës i Departamentit të Shtetit në administratën e George W. Bush, ka shkruar: “Kjo fushatë e paprecedent demonizimi më lë të kuptoj se Regjimi e sheh MEK-un (dhe vetëm MEK-un) si kërcënim ekzistencial.”
Së katërti, Regjimi ka përdorur terrorizmin kundër MEK. Vetëm në 2018-ën, u zbuluan të paktën tre komplote madhore terroriste të Regjimit që kishin në shënjestër MEK-un. Kjo rezultoi në masa të ashpra nga SHBA dhe BE ku këto komplote kundër MEK gati sa nuk u realizuan.
Ereli shkruan: “Mjafton të themi se baza e mbështetjes për MEK nuk qëndron në Uashington, Paris apo në ndonjë kryeqytet tjetër. Ajo qëndron në zemrat dhe mendjet e miliona iranianëve të cilët kanë qenë e vazhdojnë të jenë shënjestra e politikave vrasëse të një regjimi iranian të pamëshirshëm e mizor.”