Albspirit

Media/News/Publishing

“Më përplasën kokën në mur. Më kërcënuan me gruan dhe…”- Në kërkim të Bujar Sheshit që torturoi Petraq Xhaçkën

 

“Ishin tre veta.  Më përplasnin kokëm në mur, më gjuanin me shqelma kokës, stomakut e kurrizit e kudo, më trajtuan si një kafshë me metodat mesjetare të inkuizicionit. …por nuk i proanova akuzat sepse ishin të pavërteta. Por …ata më kërcënuam me gruan e më fëmijët dhe kjo nuk durohej…”

Kur ia përplasën kokën pas murit, Petraqi duroi. Edhe kur e gjuajtën me shqelma kokës, kurrizit e stomakut duroi. Duroi edhe kur ndaj tij përdorën torturat më shtazarake, ato që përdoreshin në mesjetë. Megjithatë Petraq Xhaçka i duroi torturat e nuk i pranoi akuzat që i bëheshin se ishin të pavërteta. Por kur tre njerëzit e sigurimit të shtetit e kërcënuan me fëmijët dhe gruan, Petraqi u dorëzua.

Nuk mund ta duronte këtë presion. Nuk kishte burrë ta duronin këtë presion. Por kishte burra që e bënin këtë presion dhe ata ishin të Sigurimit të Shtetit. Njëri prej atyre që e bëri këtë kërcënim ishte Bujar Sheshi. E sigurt është se një prej tre sigurimsave që e torturuan e kërcënuan Petraq Xhaçkën, është Bujar Sheshi. Gjithashtu dimë që një person me emrin Bujar Sheshi, është zgjedhur pak muaj më parë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pra i njërit prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re.

Këto dy të dhëna janë shumë të rëndësishme për të vazhduar më tej në identifikimin e Bujar Sheshit që torturoi Petraq Xhaçkën. Bujar Sheshi thotë se nuk është ai që torturoi e kërcënoi Petraqin, se nuk është Bujar Sheshi i Sigurimit të Shtetit. Madje për këtë ai ka bërë padi dhe Gjykata e Tiranës e ka pranuar padinë e Bujarit e mund të na thotë së shpejti se ky Bujar Sheshi, sigurismi që torturoi Petraq Xhaçkën por edhe shumë të tjerë si ai, nuk është ai që ka pak kohë që u zgjodh anëtar i njërit prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë së re, këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por ka një të dhënë tjetër.  Autoriteti i Dosjeve, AIDSSH na thotë se Po. Ky është Bujari Sheshi që torturoi jo vetëm Xhaçkën por shumë të tjerë. Ky Bujar Sheshi që u zgjodh anëtar i KLP-së dhe pë kë arsye ka paraqitur pranë organeve të drejtësisë të dhënat e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit për të. Ne e dimë me siguri se nje prej tre personave që  kryen procesin hetimor quhet Bujar Sheshi. Ja dhe dokumenti zyrtar i Sigurimit të Shtetit që e vërteton këtë.

Por një prej pretendimeve të Bujar Sheshit të KLP-së, është se nuk bëhet fjalë për të por për një tjetër Bujar Shesh.  Ndërkohë që ndryshe pretendon AIDSH. Nga dokumentacioni që gjenden ne vendimin e sotëm të gjyqit, rezulton se nga kërkimet e bëra nga drejtoria e gjendjes civile, nuk ka asnjë tjetër me këtë emër Bujar Sheshi, përveç këtij që është zgjedhur anëtar i KLP-së, pra i bie të jetë i njëjti që i ka përplasur kokën pas murit Petraq Xhaçkës, që e ka toruturuar si kafshë e çfarë është më e rënda e ka kërcënuar me gruan e fëmijët.

Vendimi

E megjithatë, Anëtari i këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, e ka fituar betejën e parë me Autoritetin e Dosjeve sepse Gjykata e shkallës së parë e ka pranuar padinë e tij ndaj AIDSSH-së, institucioni që e ka klasifikuar anëtarin e KLD-së si pjesë e strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit.  Si anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit, Bujar Sheshi nuk mund të ishte anëtar i KLP-së. Edhe pse AIDSSH ka provuar bindshëm se Bujar Sheshi ka qënë pjesë e strukturës gjakatare të diktaturës komuniste, ai nuk e pranon dhe gjykata e ka besuar atë. Ka një sërë argumentesh që AIDSSH paraqiti në gjykatë për të mbrojtur vendimin sipas të cilit Bujar Sheshi ka qënë anëtar i Sigurimit dhe që janë pjesë e vendimit. Kujto.al i publikon në fund të këtij shkrimi.

Ndërkohë, kujto.al ka zgjedhur të publikojë sot dëshminë e njërit prej viktimave të Bujar Sheshit, rrëfimin e Petraq Xhaçkës, i cili na tregon dhunën e pashoqe që ai ka vuajtur në kurriz nga Bujar Sheshi dhe shokët e tij.  Bujar Sheshi mund të fitojë betejat në të gjitha shkallët e kësaj drejtësie që ne,  për fat të keq e kemin sot, por i duhet të fitojë një tjetër që shumë të rëndësishme, atë me ndërgjegjen e tij. Për këtë duhet të dalë e të thotë publikisht: unë nuk e kam hetuar, torturuar e kërcënuar Petraq Xhaçkën.

Petraq Xhaqka e ka rrëfyer para se të vdiste torturën e kërcënimet e Bujar Sheshit, Qemal Lames e Reshat leskaj. Se cilat ishin presionet që atij iu bënë me anëtarët e familjes, çfarë presionesh i bënte Bujar Sheshi, Petraq Xhaëkës, si e kërcënonte me gruan e fëmijët e tij. Këtë betejë Bujar Sheshi, ka pak gjasa ta fitojë.

Më poshtë botohet e pjesë nga intervista e Petraq Xhaçkës pasi u lirua nga burgu e ku rrëfeu mundimet e jetes së tij në burgjet komunsite, torturat që i bënë  Bujar Shesh-rat në ato zgafella të tmerrit.

Xhaçka: Ishin tre veta.  Më përplasnin për muri, më gjuanin me shqelma kokës si tiu vinte,  më trajtuan si një kafshë me metodat mesjetare të inkuizicionit.  Torturat vazhduan me orë e me ditë dhe unë kurrë nuk i proanova akuzat sepse ishin të pavërteta. Por më pas kaluan në presione psikologjike.  Ata më bënë presion me rrethin tim familjar. Më kërcvënuam me gruan e më fëmjiët…

 

Më poshtë botohen pjesë nga vendimi i gjykates ku gjenden argumentat e AIDSSH dhe te te akuzuarit Bujar Sheshi.

 

/Kujto.al

Please follow and like us: