Brendi Neranxi nga ‘1001 ide për 1 shije’ vjet, në Kulinarinë e ‘Shijes dhe Jetegjatësise’ më 2019
Genc Mlloja
Nga motoja “1001 ide për një shije” vitin e kaluar, me 2019 panairi profesional i 11-të i Kompanisë Neranxi shpalosi me 13-14 prill te gjitha produktet dhe sherbimet e saj nen logon “Të promovojmë kulinarinë e shijes dhe jetëgjatësisë”.
‘1001 idete e shijeve’ ishin pasuruar edhe me teper dhe nje festival i vertete u zhvillua me gatime dhe produkte speciale dhe te shumëllojshme nga te gjithe anet e botes ku aktore kryesore ishin studentet e Institutit Kulinar NERANXI nen drejtimin e dhjetra shefeve e shefave me me ne ze nga Shqiperia, Italia, Greqia, Spanja, vende aziatike e latinoamrikane.
“Panairi i Kulinarise është një moment për t’u takuar me risitë dhe për t’i bërë ato pjesë në përditshmërinë tonë. Ju ftoj të ndiqni panairin dhe të informoheni për çdo gjë ju shërben në punën tuaj. Ngrijeni cilësinë nëpërmjet dijes”, tha ne fjalen e tij te inaugurimit Presidenti i Kompanise, Nikollaq Neranxi ne prani te qindra te ftuarve.
E kishte kliente, furnitorë, investitorë të industrisë ushqimore, turistike, gjithë rrjetet tregtare të restoranteve, pastiçerive, furrave të bukës, picerive dhe hoteleve, shtëpive të miqve, amvisat, rrjetet e marketeve, dyqaneve e bujtinave, si dhe zyrtare qendrore e lokale.
Binte ne sy pjesmarrje e shume perfaqesuesve te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane nga vendet e rajonit, Europa e deri nga Azia e larget. Diplomatet paten kenaqesine e vecante t’u gezohen delikatesave te kuzhines se vendeve te tyre te servirura me elegance ne stenda te posacme te panairit i cili i ngjante nje parku te madh plot me lule shumengjyreshe. Shefat tregonin pa u lodhur cfare kishin ofruar dhe askush prej diplomateve nuk i rezistonte nje foto me shefat e studentet para kuzhinave italiane, greke, spanjolle, aziatike etj. te servirura ne Tirane, pikerisht ne porten e saj te hyrjes tek gjigandi kulinar NERANXI.
“Kompania NERANXI është e mbështetur në strategjinë e vet të zhvillimit të këtij sektori në dy momente kryesore: Momenti i parë është zgjedhja e ushqimeve cilësore që janë në tregun botëror, në momentin e dytë janë zgjedhja e ushqimeve që kanë vlera kurative”, tha Presidenti i Kompanise i cili ftoi te pranishmit qe çfare pane edhe t;i shijonin.
Ky ishte akti i dyte dhe te pranishmit ne nje ambient ku dominonte ngjyra e bardhe nen gjelbersine e barit pranveror te harlisur edhe nga shirat e ketyre diteve dhe te muzikes se nje kuarteti te talentuar shijuan nje te shtune me delikatesa mbareboterore sipas gustos dhe pijeve te ndryshme ku dominonte vera.
“Do te mbeteni te kenaqur nga vererat spanjolle”, i tha Ambasadori i Spanjes Zotit Neranxi, i cili e kishte ate treg si perparesi. “Edhe ne kemi pije te mira”, nderhyri Ambasadori serb duke gjetur mirekuptimin e Z. Neranxi.
Për ambasadorin japonez këto janë produktet më të mira që ka provuar. “Është fantastik, ushqim aziatik i gatuar në mënyrë ekselente”, tha kryediplomati japonez. “Jemi nga Kosova, është panairi i parë për ne, produktet janë shumë të mira”, tha nje pjestare e nje grupi qe kishin ardhur nga Kosova.
Kesisoj Panairi u be vend i shkembimit te mendimeve, ofertave, sugjerimeve aq me shume kur Shqiperia eshte ne fillim te sezonit turistik.
Sipari i Panairit 2019 ra te djelen ne mbremje, por jo idete.
“Gjithmonë një hap përpara” – motoja e veprimtarise se kesaj kompanie qe mbulon mese 80 perqind te tregut shqiptar ne fushen e saj dhe filozofi per veprim e Presidentit Nikollaq Neranxi, e cila mban ne levizje gjithe ate establishment. Urimi i perbashket i tij, gjithe stafit te dedikuar dhe dashamiresve dhe tere klienteve ne rastin e kesaj veprimtarie me permasa e vlera nderkombetare ishte: “Mirupafshim me 2020”!