Albspirit

Media/News/Publishing

Dita e dytë e Panairit Profesional ‘Neranxi’ 2019

 

 

Dita e dytë e Panairit Profesional ‘Neranxi’, edicioni i njëmbëdhjetë, nën logon “Të promovojmë kulinarinë e shijes dhe jetëgjatësisë”, shpalosi të tjera supriza dhe u shndërruar në një festë të vërtetë. Operatorë turistikë, pronarë restorantesh dhe hotelesh, punonjës të bujtinave e të lokaleve që nga Puka e deri në Sarandë, të interesuar apo punonjës të artit të guzhinës u njohën me produktet më të reja të kompanisë ‘Neranxi’ si dhe me gatimet e shumëllojshme që ishin përgatitur nga dhjetra nxënës të shkollës profesionale.

Ashtu si ditën e parë të panairit, edhe më 14 Prill 2019 pjesëmarrësit ishin me mijëra që njihnin nga afër arritjet e kësaj kompanie dhe që shumë prej tyre tashmë kishin bashkëpunim për produkte të ndryshme.

Fillimisht stafi i kompanisë i kushtoi një vëmendje bashkëpunëtorëve të tij të hershëm, por edhe më të rinj duke u treguar stendë pas stende larminë e produkteve vendase dhe të huaja si dhe përvojën e gatimit që realizohej nga trupa mësidhenëse dhe nxënësit nga të gjitha trojet shqiptare të Institutit Kulinar.

Përparim Laçi, një sipërmarrës nga Veriu i vendit, që është i njohur për hanin e famshëm dhe të veçantë në Pukë, thotë se ky panair ka gjithmonë diçka të re, sepse nga vit në vit pasurohet tradita dhe bëhet një gërshetim më i mirë i guzhinës shqiptare me ato të huaja. Kompania “Neranxi” e ka bërë të vetën bashkëpunimin me guzhinën spanjolle, me atë aziatike, ruse, greke dhe kjo gjë i bën mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe turistëve të huaj që shtohen vit pas viti. Nuk është e lehtë të organizosh çdo vit një panair kaq të madhe dhe me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Rrushi Selko, përfaqësues i restorantit ‘Rrushi’ në Pogradec thotë se “kjo ngjarje e rëndësishme e kësaj kompanie është një traditë tashmë e njohur. Një prezantim dinjitoz kulinarie, ku në pamje të parë dhe që në hyrje të jep përshtypjen e një festivali madhështor. Të ftuar të shumtë, bashkë me nxënësit e kësaj industrie të njohur gastronomie zbukurojnë “Sofrën” e madhe të kompanisë “Neranxi”. Të gjithë të ftuarit kalojnë afër stendave prezantuese, duke kërkuar të shohin e të degustojnë çdo gatim të afruar nga gjeneratat e kuzhinirëve të rinj të kësaj kompanie. Dhjetëra shefa guzhine të afrojnë në këtë festival gastronomie shumëllojshmëri gatimesh vendase, por edhe rajonale. Një panair ku bashkë me familjen time dhe me miqtë e mi  largohemi me urimin tonë njëzëri”.

Panairi i 11-të i kulinarisë “Neranxi”, në dytën e dytë të tij, ofroi për të gjithë të pranishmit gatime dhe produkte të shumëllojshme të gatuara nga shefat e kuzhinës “Neranxi” dhe nxënësit e shkollës së saj. Në këtë panair profesional  u bënë bashkë specialistë të Sektorit të Ushqimit dhe shefa kuzhine nga e gjithë bota. Nuk munguan ushqimet tradicionale Italiane nga shefa kuzhine italianë dhe shqiptare, produkte të kuzhinës spanjolle, greke dhe produkte të shumta aziatike. Përveç ushqimeve nga vende të ndryshme, në këtë panair u shërbyen dhe pije dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Për presidentin e kompanisë Nikollaq Neranxi, përveç shijes që ofrohet në këtë panair dhe në vazhdimësinë e punës së tyre, është e rëndësishme që produktet të përmbajnë ato elemente dhe standarde të cilat ofrojnë dhe jetëgjatësi dhe që i shëbejnë drejtpërdrejt jetës së njeriut.

“Unë jam i detyruar me stafin tim të përzgjedh sigurisht shijen, tha Nikollaq Neranxi për mediat, por edhe ato produkte të cilat i bëjnë mirë shëndetit të njerëzve sepse janë disa produkte që bëjnë mirë edhe pse mund të mos kenë shije të mirë. Dhe pikërisht këtu qëndron gjithë mjeshtëria, prandaj themi është art kulinaria. Stafi ynë kombinon produktin që nuk ka shije të mirë, me një salcë, apo erëz ose bimë aromatike në mënyrë që ushqimi të jetë i shëndetshëm dhe me shije të mirë”.

Brendi Neranxi nga ‘1001 ide për 1 shije’ vjet, në Kulinarinë e ‘Shijes dhe Jetegjatësise’ më 2019

Please follow and like us: