Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Përmjerja e Edi Ramës dhe Llesh-Kimikut

 

Dufi popullor po shfryn gjithnjë e më lirshëm rrugëve të Tiranës në demonstratat opozitare. Të vetëdijshëm se pa treguar forcë, opozita nuk do mundë të arrijë mënjanimin e përkohshëm të Ramës për një qeveri tranzitore, drejtuesit e Partisë Demokratike po lëshojnë udhë ndaj reagimit qytetar dhe tashmë është shpallur mosnjohja e institucioneve qeveritare nga nga ana e njerëzve duke ecur me siguri drejt një përplasjeje të madhe finale pse jo civile dhe në front të gjerë. Populli nuk ka se cfarë të humbasë. Qeveritarët kanë shumë dhe dara e hekurt e interesave mes qeveritarëve, oligarkëve, mafies dhe krimit po i merr frymën arsyes së Kryeministrit duke e cuar në një bilanc që do të jetë shumë më i rëndë edhe se 21 janari i vitit 2011. Vetëm se kësaj here arsyeja nuk do ketë shtëpi në kokat e njerëzve dhe dihet se turmat e udhëhequra nga instikti i tyre do të jenë batërdi e vërtetë për Edi Ramën dhe ministrat apo shërbëtorët e tij mediatikë e politikë e padyshim edhe ata ekonomikë.
Tragjikomedia e luajtur dje në fasadën e asaj që ende quhet Kryeministri kur në mënyrë simbolike një protestues shurroi zyrën e Edi Ramës, ndërkohë që vërdallë ishin me mijëra policë, tregon se sot, por edhe nesër e kurdoherë nuk po i rruhet kujt për policinë e Kryeministrit të drejtuar nga “mirditori religjioz” Llesh-Kimiku. Akti qesharak i gjobitjes së PD-së nga ky i fiqve që medemek meqënëse protestuesi shurroi zyrën e Ramës, duhet të zbatonte sistemin e gjobës ndaj një force politike dhe me firmën “në mungesë”!, është palacollëku më i qartë se nuk kemi përballë më institucione shtetërore por vetëm godina të mbushura me kamikazë politikë që duhet të marrin përgjigjen që u takon si tek e tek apo edhe të gjithë bashkë, sipas preferencës dhe trimërisë. Shpresoj që në rreshtin e trimave të jenë si ai lali fiku ashtu edhe e dashura e tij e para ca viteve në kohën e Fatos Nanos që nga veshja me të kuqe tani punon i transformuar unisex në krah të djathtë të kallam dështakut duke shitur përralla propogande tek mediat.
E pra, ndërsa Etilda Gjonajt do i shkonte përshtat një apostulat i portaleve ende të pakontrolluara nga qeveria që thotë: “Përgëzime shurrë se të erdhi dita më u mburrë”. Në fakt po të isha në vendin e atij që përmjer Kryeministrinë do e kisha shkruar në një beze të madhe e do ua lija policëve që ta fotografonin e ta kishin kujtim. Kjo “trimëreshë” drejtësie që nuk di se çfarë pune bën kërcënoka njerëzit duke u thënë se do burgosen në” hapsanet” e vendit për kush e di sa kohë nëse nuk ndërpresin demonstrimin. Epo unë do i them Ministres, më fal po bëj një projektligj për pordhën dhe përcakto sa është gjoba e radhës se këtë punë edhe mund ta bësh pasi të jesh konsultuar me Kryeministrin meqë ai dikur thuhet se ka qenë kampion i pordheve me erë dhe pa erë në kohën e studentllikut të cunguar.
E meqë shurruesi nuk u gjet prezent sipas gjobës origjinale të këtij që ia bën mamaja dasmat, i kujtoj “Tema Tv” se është në nderin e vet të përmendi se nga gazi i Llesh Kimikut desh i iku një gazetare për lesh gjatë protestës dhe kjo vetëm se po intervistonte me gazetarët e tjerë Lulzim Bashën. “Tema tv” mbase nuk është identike siç themi gazeta “Tema”, se në këtë rast as që do e merrja mundimin ta përmendja pasi botuesi i gazetës do i kishte thirrur me të madhe gazetares që si shushkë po i jepte alibi opozitës të shfaqë lakuriqësinë e Llesh-Kimikut. Por meqë më thonë se nuk janë e njëjta gjë mirë do ishte të dilte me ndonjë reagim, megjithëse punë e vet.
Edi Rama si përfundim po” ujitet” rëndshëm këto kohë me derdhje… shurre në zyrë apo edhe derdhje në fytyrë… të bojës. Ai po përmiret nga njerëzit që i ka mashtruar dhe zhvatur pafund. Ditët i ka të numëruara dhe deri në fund askush nuk do cuditet sikur ta lyejnë edhe me m…

Please follow and like us: