Avdush Canaj: VENDIM I BLERTË
Fluturat e parlamentit
të pranverës,
në kopsht, te qershitë,
nxorën vendimin e blertë:
PUTHJE E PËRQAFIME
TË KETË PËRDITË.
U fol gjatë e u shkrua,
nëse dikush vepron ndryshe
s`do të ketë bozë nga malet
as limonatë me shishe!
U vu
edhe nënshkrimi i trumcaktë
me një vulë të zambaktë!
Dëgjoi gonxhja e vjershës sime,
në një klasë me kaqen:
Do të rritem, tha, sa më shpejt,
dikush të ma prek faqen.
Please follow and like us: