Albspirit

Media/News/Publishing

Avokatit të varfër në Durrës i grabisin 350 milionë lekë

Një avokat në qytetin e Durrësit ka bërë denoncimin në polici se i kanë grabitur banesën. Avokati Edmond Saliu ka thënë se nga banesa i janë marrë rreth 350 milionë lekë, që i kishte në një kasafortë. Ndërkohë policia thotë se nga kryerja e banesës nuk ka patur thyerje të dyerve apo dritareve, ndërsa ka dyshime se të jetë kryer nga të afërm të avokatit. Për rastin kanë nisur hetimet, ndërsa ka pak informacion nga policia e qytetit bregdetar. Banesa e avokatit që është grabitur ndodhet në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit.

Please follow and like us: