Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori i OSBE: Po tentohet në çdo formë që të ketë bisedime

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt komenton situatën politike në vend pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve të deputetëve, e cila u pasua me një valë protestash. Duke folur sot nga Shkodra, pas një takimi që pati me studentët, ai iu përgjigj interesit të mediave lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik. “Po tentojmë në çdo formë që të ketë bisedime mes qeverisë dhe opozitës. Duam që të gjithë faktorët politik të marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi ambasadori. Ai e cilësoi të pamundur që të parashikoj se çfarë mund të ndodh në Shqipëri. Lidhur me akuzat e opozitës për vjedhje votash, shtoi se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.

Please follow and like us: