Dionisios Solomos: Vajzës që rritet në manastir
Manastiriote gjithë lezet, mbeta moj, i dalldisur,
pa dil një çikë tek kangjellat, dëgjo seç këngë kam stisur.
Për ty nga zemra m’ ëmbëlsi, burojnë vargjet e mia˙
dhe mur’ i lartë që s’i ndal dot, tërbohet nga zilia.
Provo të dalësh, e në mundsh, më jep një puthje, eja!
tek buza jote të shijoj freskinë që bie reja.
Manastiriote moj e mirë, me mua hajde luaj,
dhe mos u druaj shpirti im, unë virgjërinë ta ruaj.
Shqipëroi Arqile Garo, nga libri “Pelegrin në ujëvarat e poezisë helene”.
Please follow and like us: