Albspirit

Media/News/Publishing

Bankat Europiane paguajnë gjobën 1.3 bilion dollarëshe për faktin se kanë shkelur sanksionet amerikane mbi Iranin

Banka e madhe italiane UniCredit SpA dhe dy degë të saj kanë rënë dakord t’u paguajnë autoriteteve amerikane $1.3 bilion për të shlyer hetimet mbi shkeljet e sanksioneve amerikane mbi Iranin e vende të tjera, sipas autoriteteve amerikane të hënën.

Dega gjermane e bankës, UniCredit Bank AG, ka rënë gjithashtu dakord t’i pranojë akuzat penale federale dhe të shtetit të New York-ut, akuza që lidhen me kanalizimin e paligjshëm të qindra miliona dollarëve përmes sistemit financiar amerikan në emër të entiteteve të sanksionuara, sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe Prokurorit të Manhattan, Cyrus Vance Jr.

Autoritetet kanë thënë se pranimi i akuzave është i lidhur me shkeljet ndaj programeve të sanksioneve amerikane, duke përfshirë ato që kanë lidhje me kompaninë shtetërore iraniane të transportit detar IRISL, e cila është sanksionuar për armë të shkatërrimit masiv. Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Brian Benczkowski, shpjegoi se dega gjermane e UniCredit ka bërë të pamundurën për të ndihmuar IRISL-në t’u shmanget sanksioneve amerikane dhe të fitojë akses në sistemin financiar amerikan./ncri.org/

Please follow and like us: