Koço Kokëdhima: Notre Dame dhe krokodilët Rama e Veliaj
Pamë mbrëmë kryeministrin, Edi Rama, të shfaqej në Facebook i përlotur për djegien e Katedrales së Shën Mërisë (Notre Dame) në Paris. Njësoj na u shfaq edhe Erion Veliaj, i cili po ble dhe sulmon këdo që i del përballë për të ndaluar mbirjen e kullave të korrupsionit në vendet dhe oborret e atyre pak monumenteve të trashëgimisë, që i kanë ngelur Tiranës.
Lotët e Ramës dhe Veliajt janë njësoj si ato të krokodilit, pasi ka ngrënë e përtypur viktimën e radhës.
Kanë më shumë se 1 vit që si krokodilë të korrupsionit, presin të japin goditjen fatale për të prishur Teatrin Kombëtar. Kanë që kur kanë ardhur në pushtet, që bëjnë sikur po realizojnë “Rilindjen Urbane” duke shtruar pllaka, bërë shatërvanë dhe lyer fasada, por nga ana tjetër kanë lënë të rrënohet trashëgimia jonë që nga lashtësia deri në mesjetë. Nëse Francës i ndodhi një fatkeqësi me katedralen e saj të famshme, ne në çdo cep të vendit kemi “Notre Dame”-t tona. Shihni se si kafshohet e zhduket përditë trashëgimia jonë kulturore, qytetet antike; manastiret dhe kishat e Voskopojës, shtëpinë e Gjergj Fishtës, etj, etj., kudo në Shqipëri.
‘Zgjidhja’ e ka denoncuar që në themelim këtë qeveri të mafiozëve dhe të korrupsionit, të mbushur me tutkunë dhe lakmitarë të pangopur për pasuri, kukulla të krimit të organizuar, të oligarkëve të oborrit dhe armike të pashpirta të trashëgimisë historike e kulturore dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.
‘Zgjidhja’ ka qenë që në fillim në krah të atyre artistëve dhe qytetarëve që kanë më shumë se një vit që mbrojnë Teatrin Kombëtar nga plani anti-shqiptar dhe korruptiv i dyshes Rama-Veliaj, për ta prishur atë dhe ndërtuar kullat e klientëve të tyre. Vetëm ‘Zgjidhja’ do t’u japë fund përgjithmonë këtyre krimeve dhe do të shpëtojë vendin.
#ZgjidhjaPërKombinTonë