Albspirit

Media/News/Publishing

Ndaloni o të mjerë! Agron Tufa është kalorës i pakapshëm prej jush!

 

Enver Bytyçi

Po lexoj me shumicë artikuj dhe publikime të tjera kundër Agron Tufës, këtij personaliteti të padiskutueshëm të letrave shqipe!

Por sulmi ndaj tij është devijuar e ndarë qëllimisht nga krijimtaria e një lloji të veçantë të shkrimtarit Tufa.

Shkaku është shumë i qartë: T’i japin një mësim çdo kryengritësi që kërkon të rishikojë historinë tonë, sidomos atë të luftës e të periudhës së sundimit totalitar komunist!

Ndaj janë lëshuar si lukuni etër e bij të së keqes, politikanë, diplomatë, profesorë e gjithë çfarë ka lënë pas diktatura të denigrojnë shkrimtarin Tufa dhe të tregojnë “rrënjët e tyre prej qytetarësh” idiotë!

Ata që mburren se janë shkolluar në akademitë ruse të dikurshme, hedhin kritikën e shkollimit të Agron Tufës në Rusi! Ata që janë rritur në bllokun e diktaturës i kujtojnë atij se “ka ardhur nga fshati dhe paska mbetur fshatar”!

E në të gjithë këto sulme shoh vetëm një tipar – tiparin e denigrimit për prejardhjen, origjinën dhe përkatësinë krahinore. Sepse në urtësi, mençuri, drejtësi, qartësi, dinjitet njerëzor e intelektual, Agron Tufën nuk mund ta sulmojnë e cënojnë as ata që e urrejnë!

Të paaftë dhe në pamundësi të polemizojnë për faktet që drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit i jep publikut shqiptar, kritikët dhe kundërshtarët e Agron Tufës përdorin të vetmën armë të trashëguar po nga komunizmi – të ashtuquajturën biografi imagjinare!

Ndaloni o të mjerë në këtë aventurë idiote, sepse sa më shumë që ju ta sulmoni këtë kalorës të letrave shqipe, aq më shumë ai i grah vrapit të kalit dhe kapërcen çdo fushëbetejë në dije, kulturë dhe intregitet!

Edhe nëse bëheni pilotë anijesh kozmike ju nuk e e arrini dot Agron Tufën!

Ju rroftë ju që mbani tituj profesorësh, grada diplomatësh apo statuse politikanësh!

Këto nuk mjaftojnë për t’u ngrit në statusin e Agron Tufës!

Tiranë, më 17.04.2019.

Please follow and like us: