Albspirit

Media/News/Publishing

PRILL 1967, “REVOLUCIONI KULTURAL”; KUSH I KUJTON VIKTIMAT E TIJ?!

Fritz RADOVANI

 

 

 

1967 KRIMINELËT BARBAR E FANATIKË ENVER HOXHA E RAMIZ ALIA, ISHIN DHE MBESIN VRASËS DHE SHFAROSËS…TË GJENOCIDIT SHQIPTAR !

  • 3 PRILL 1967, në Komitetin Ekzekutiv K.P. të Shkodrës u komunikohet klerikëve katolikë që u ndalohen të gjitha llojet e shërbimeve fetare dhe se, do të lëshojnë qelat.
  • 5 Prill 1967, At Pjeter Mëshkalla S.J., i shkruen letër kryeministrit Mehmet Shehu, letër që e vendos At Meshkallën n’ Elterin e Heronjve Antikomunistë t’ Europës.
  • 7 Prill 1967, fillojnë arrestimet me Klerikun e Parë Katolik Don Mark Hasi, që mbas një viti hetuesi dënohet me vdekje dhe zbritet në 25 vjet burg. Ishte hera e dytë e burgosjes mbas vitit 1947…Vdes në kampin e shfarosjes së Ballshit me 11 Shtator 1981.
  • 29 Prill 1967, në Institutin Pedagogjik të Shkodres arrestohet At Pjetër Mëshkalla për letrën që i ka dërgue terroristit Mehmet Shehu. Aty ka thanë: “Ky asht turpi i juej para gjithë vendeve t’ Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombtar GjERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, mbrojtësit të Krishtënimit…Vetëm këtë mendoni se çka ka me thanë Europa për ju?…”,
  • 1 Prill 1969, u pushkatue Kleriku 36 vjeçar Don Marin Shkurti (1933) që e kthyen jugosllavët e pabesë me e pushkatue “revolucionarët shqiptarë”. Nga familja Shkurti Dosja nr. 2312, u arrestuen: 1. Don Marin Kolë Shkurti, 2. Ndrekë Kolë Shkurti, 3. Jakë Kolë Shkurti, 4. Gasper Kolë Shkurti, 5. Lazer Ndrekë Shkurti, 6. Prenda Kolë Shkurti, 7. Leze Simon Shkurti, 8. Liza Jakë Shkurti, 9. Ruke Lazer Shkurti.
  • 29 Prill 1976, Imz. Errnesto Çoba asht dënue 25 vjet burg dhe e kanë mbytë në Sigurimin e Shtetit në Tiranë me 8 Janar 1980, Dosja 3359… U dënue e vdiq pa e pa njeri!
  • 4 Prill 1986, Vdiq Don Lec Sahatçija (1906), i masakruem në burgun e Tiranës… Don Leci ruente kopjot e letrave të Imz. Frano Gjinit, të cilat nuk i dorzoi asnjëherë. Asht kenë prift model, besnik dhe trim i pathyeshem nga torturat e barbarve komunist.
  • 25 PRILL 1993 PAPA GJON PALI II, Papa i parë që vizitoi Shqipninë:

PERBALLË  GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT  NË  TIRANË, KA THANË:

“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazen e Motra, nuk asht pa kurrë në Historinë e Njerzimit!… Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!.. Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe»!

Melbourne, 16 Prill 2019.

Please follow and like us: