Albspirit

Media/News/Publishing

Regjimi iranian i bën presion familjes së viktimës së përdhunuar e të vrarë

Nëna e një viktime përdhunimi ka thënë në një video të postuar në internet se familja e saj po kërcënohet nga agjentët e Regjimit që të marrë përgjegjësinë për vrasjen e së bijës, sipas Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Nëna e Zahra Navidpour, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e së ëmës më 6 janar 2018, iu drejtua direkt Kryegjyqtarit Ibrahim Raesi në videon e saj dhe tha që mbi familjen e saj po ushtrohet presion nga siguria dhe gjyqësia. Ajo bëri një kallëzim në Teheran, gjë që bëri që agjentë të Zyrës së Hetimit të shkonin në shtëpinë e familjes dhe t’i jepnin urdhër që të thoshin se ishin ata përgjegjës për vrasjen e Navidpour. Nëna e Navidpour thotë se i biri është arrestuar dhe akuzuar se ka kryer vrasje nderi ndaj motrës së tij. Vdekja e Navidpour u përcaktua fillimisht si vetëvrasje nga Prokurori i Malekan, por tani ai thotë se ajo është vrarë. Ka dyshime të forta se ajo është vrarë nga agjentë të Regjimit. Navidpour, 28, ishte përdhunuar shumë herë gjatë katër viteve nga Salman Khodadadi, deputeti për provincën e Azerbaixhanit Lindor. Navidpour kishte bërë një kallëzim kundër Khodadadit si dhe kishte kontaktuar me deputetë të ndryshëm lidhur me këtë çështje, kur nisi të merrte kërcënime për sulme dhe vdekje nga persona anonimë dhe nga njerëz të lidhur me Khodadadin.

Please follow and like us: