Albspirit

Media/News/Publishing

Christine Vasak: Vota në parlamentin holandez nuk është përfundimtare

Disa ditë pas votimit për rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve në Kuvendin e Holandës, ka reaguar ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasak. Ajo shprehet se vota në parlamentin holandez nuk është përfundimtare, por do t’i nënshtrohet një procedure të veçantë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundojë. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë, por nuk jemi të sigurtë cili do të jetë vendimi i fundit.”-është shprehur ajo.

Vasak nuk ka dashur të shprehet shumë gjatë prenoncimit të saj, duke theksuar se një diplomat nuk mund të shprehet në lidhje me çështjen.