KPA shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli
Kolegji i Pavarur i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Astrit Faqolli. Ky i fundit kishte kaluar me sukses procesin e vettingut, por vendimi u animua nga Komisioneri Publik. Ne vendimin e dhënë sot, KPA thekson se shkak për shkarkimin e gjyqtarit janë bërë kontradiktat në deklarimin e pasurisë. Kolegji i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin për gjyqtarin Astrit Faqolli, duke theksuar në atë kohë se vlerësimi i KPK ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe provave. “Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”, thuhej në njoftimin e Komisionerit Publik, që më pas bëri apelimin e vendimit.