Albspirit

Media/News/Publishing

Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit, që thotë se bandat kriminale të dhunshme të Ballkanit po shtrinë pushtetin në tregun e kokainës në Britani.

“NCA (National Crime Agency) paralajmëroi se bandat shqiptare kishin ‘vendosur një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar’, me vulën e tyre të tregtisë së dhunshme të trafikimit të kokainës në Londër. Në raport thuhet: ‘Kriminelët nga Ballkani po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine. Kërcënimi që vjen nga grupet e krimit shqiptar është i rëndësishëm. Londra është qendër e tyre primare, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, raporton “Daily Express”. Matthew Horne, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA, citohet nga “Daily Express”: “Ne po shohim kontroll të rëndësishëm që ushtrohet veçanërisht nga krimi i organizuar nga Shqipëria në veçanti në trafikun e kokainës. Po flasim për rreth dhjetëra mijëra paund transaksione çdo ditë. Dhuna përdoret shpesh për të imponuar modelin e punës. Ne jemi të shqetësuar se njerëz të pafajshëm mund të lëndohen”.

Please follow and like us: