Albspirit

Media/News/Publishing

Raporti i OSBE/ODIHR: Mosbesimi mes partive mund të dëmtojë zgjedhjet

Në një raport të OSBE/ODIHR për vlerësimin e nevojave për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit theksohet se në prag të këtij procesi në vend ka një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis partive politike dhe politizimi te institucioneve. Kjo sipas raportit, mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor. Duke marrë parasysh këto aspekte dhe mungesën e përmbushjes së shumë rekomandimeve të mëparshme, ODIHR vlerëson se aktiviteti vëzhgues në këto zgjedhje është thelbësor. OSBE/ODIHR do të kërkojë dërgimin e 22 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër, për të ndjekur procesin zgjedhor. “Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandime e vëzhguesve të OSBE/ODIHR”, thuhet ne raport. Raporti vëren si shqetësim serioz edhe faktin se opozita ka refuzuar të emërojë kandidatët e saj në KQZ dhe KZAZ, duke sjellë çekuilibrim politik të tyre.

Please follow and like us: