Albspirit

Media/News/Publishing

Trendi botëror i ngacmimit seksual

Aktorja e njohur indiane Priyanka Chopra foli gjerësisht rreth lëvizjes #MeToo në Samitin e 10-të botëror të grave në New York. “Ngacmimi seksual i grave është bërë normë, por tani për shkak të mbështetjes që po i japim njëra-tjetrës, askush  nuk ka fuqi të na mposhtë”, tha ajo. Lëvizja #MeToo nxiti shumë burra dhe gra nga sfera të ndryshme të jetës për të treguar histori të tmerrshme të abuzimeve  seksuale dhe sjelljes së keqe. Kjo lëvizje nuk kurseu Bollywood-in dhe shumë figura të rëndësishme përfshirë Sajid Khan, Vikas Bahl, Rajkumar Hirani, Anu Malik dhe Alok Nath u akuzuan për sjellje të pahijshme. Aktorja Tanushre Dutta u bë shkak për krijimin e kësaj lëvizjeje  kur ajo akuzoi Nana Patekar  për  ngacmime seksuale në setin e “Horn Ok Pleas”. Në Aaj Tak Mumbai Manthan, Tanushre tha se media sociale i ka bërë gjërat më të thjeshta për gratë, të cilat më parë nuk kishin një zë, dhe gjithashtu shtoi se gratë nuk duhet të kneë turp për të treguar historitë e tyre #MeToo pas shumë vitesh. “Media sociale i ka dhënë mundësi shumë personave të cilët nuk kishin kurajo për të treguar. Ne duhet të jemi të ndjeshëm rreth këtyre çështjeve, këto që flasin janë qënie njerëzore, jo robotë.  Mediat  sociale janë të rehatshme. Unë isha një person ndryshe, kështu unë dola në TV dhe dhashë ato intervista në 2008. Shpesh gratë kanë nevojë për kohë për të kaluar traumën e shkaktuar. Asnjëherë nuk duhen pyetur pse tani dhe jo atëherë”, tha ajo

Please follow and like us: