Ina K. Zhupa: Planet pa plan të Bashkisë së Veliajt dhe shpërdorimi i parave publike
Planet pa plan të Bashkisë së Veliajt dhe shpërdorimi i parave publike tek lulishtja e shkatërruar nga Bashkia pranë maternitetit të ri.
Bashkia Tiranë vazhdon të bëj edhe të zhbëj vepra publike me paratë tona dukë mos pasur asnjë studim, asnjë plan, asnjë marrëveshje me ata që kanë pronësi mbi tokën.
Rasti i rradhës është një lulishtje në hyrje të Maternitetit të Ri, e cila ekzistonte aty prej vitesh. Trualli i kësaj lulishte kishte sipërfaqe 550 metra në pronësi të bashkëpronarve Karapici, pronë e kthyer fizikisht në 2018 tek pronarët dhe ndodhet në zonën kadastrale nr.8170. Pronarët kishin kërkuar që tju jepej prona për parking, por kjo kërkesë ishte mohuar duke qenë se ishte lulishte.
Deri këtu gjithçka normale, po çfarë ndodh në një bashki që nuk ja kanë haberin letrave?
Bashkia vendos në muajn shkurt 2019 që Tirana Parking ta kthej lulishten përballë maternitetit si zonë për parking automjetesh por pa bërë marrëveshje me bashkëpronarët dhe ka nisur të bëj parkingun. Në këtë rast pronarëve u rilind e drejta për të kërkuar pronën, që donin po ashtu ta bënin parking, dhe ankohen në Bashkinë Tiranë. E gjendur përpara kësaj situate, Bashkia e Veliajt tërhiqet nga parkimi dhe rivendos ta kthej prap lulishte.
Pra Bashkia Tiranë: Prish Lulishten (para publike), nis punimet për parkingun (para publike), prish punimet e parkingut (para publike), nis ndërtimin prap të Lulishtes (para publike).
Edhe kulmi është që gjithë këtë situatë shpërndorimi të parave publike, paaftësi administrative na e bën edhe kronika gati suksesi nëpër televizione si lulishtja e pemët e rradhës së Erioni Betonit.