Kozeta Zavalani: Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI
Këtë mesprilli u zhvillua me sukses nga Albanian Excellence Konferenca Ndërkombëtare “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”, më 14, 15 dhe 16 prill, në Tiranë dhe Shkodër, në të cilën morën pjesë rreth 50 zonja të suksshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Italia dhe SHBA-ja!
Konferencën e hapi presidentja e Albanian Excellence, zonja Flora Nikolla, e cila u shpreh se Albanian Excellence pasi ka organizuar me shumë sukses “Zonjat që Bëjnë Shqipërinë”, një titull i madh për zonjat që e mbajnë dhe që do të shpalosin rrugëtimin e tyre drejt suksesit, me një veprimtari të jashtëzakonshme në profesionet e tyre, duke arrijtur suksese si në art, kulture, arsim, ushtri, jurist prudence, shkencë, gazetari e krijimtari e në çdo sferë të jetës. Ajo kujtoi me emocion intervistat e realizuara me këto zonja, të publikuara edhe në shtyp e në libra, përkushtimin e tyre eksperiencat personale dhe angazhimin në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Albanian Excellence, për të vijuar më pas në shpalljen e një tjetër angazhimi. Ajo deklaroi para pjesëmarrseve në këtë Konferencë se në fund të vitit 2019, Albanian Excellence do të shpallë e organizojë për here të pare ndarjen e një tjetër çmimi me titull “Zonjat Shqiptare, që Bëjnë Shqiptarinë”. Është një angazhim i madh që Flora me shumë dashuri, ua ka ngarkuar miqve e kolegëve gazetarë, që do të përzgjedhin e do të japin gjykimin e drejtë se kush do të jenë ato gra, që do të marrin këtë titull, së bashku edhe me jurinë e publikut dhe një votë nga Albanian Excellence. Ajo shpalli edhe një tjetër lajm. Duke qenë të gjitha së bashku gratë nga kjo konferencë do të jenë urë lidhëse e promotore të progresit shqiptar jo vetëm nëpërmjet krijimit të Aleancës Globale të Gruas së Suksesit Shqiptar, por do të jenë edhe organizatore të zhvillimit të Kongresit të Parë të Shëmbullit Shqiptar që do të mbahet në vitin 2021. Ajo uroi suksese në zhvillimin e kësaj conference, e cila si një ditë e plotë pune, vazhdoi deri në mbrëmje në mjediset e Ballkoni Dajt, duke rrëfyer histori të vërteta të suksesit të zonjave shqiptare kudo ku ato jetojnë e punojnë.
Vijuan diskutime në panele të ndryshme ku merrnin pjesë femra të profileve të ndryshme, në forcimin e figures së gruas shqiptare, duke filluar nga studiuesja e kritikja e artit Suzana Varvarica, një zonjë që bën Shqipërinë, një zonjë me zemër të madhe, që gjithmonë është në kërkim të më së mirës, për ti dhënë artit tonë, në këtë kohë krizash të krijimit të identitetit tone e krijimit të antivlerave në vend të vlerave, është një përçuese e madhe e traditës shqiptare, nëpërmjet një studimi të jashtëzakonshëm në krijimin e strukturave të mirëfillta të artit tonë.
Paneli vijoi me zonjën Manushaqe Shehu, gjenerale e parë femër e Ushtrisë Shqiptare, biznesmenen e suksesshme Antoneta Ndreko, që tregoi rrugën mes vështirësive në krijimin e Kompanisë Lufra, duke vazhduar me deputete, asambleiste, gazetare, shkencëtare, shkrimtare, piktore, mjeke, regjisore, aktore, pianiste, këngëtare, si Shpresa Gashi e Luiza Mara apo Vera Bekteshi, që e ka parë jetën nga disa dimensione; nga lartësitë e pushtetit, elitës deri tek bodrumet e internimit, për shkak të burgosjet së të atit. Është ringritur dhe ka përfunduar doktoraturën më një fuqi të madhe. Ajo është simbol i kurajës dhe në konference nuk foli shumë për veten, por për letërsinë e librat e saj.
Pastaj treguan përvojat e tyre drejt suksesit Brunhilda Paskali, Alma Mile, Flora Dyrmishi, Suzana Numani, Mimoza Hajdarmataj, etj. Në konferencë u dëgjua edhe zëri i gruas shqiptare nga Lugina e Preshevës, nëpërmjet Ardita Behlulit, e cila pavarësisht rrugëtimit të saj plot me vështirësi e sakrifica jetësore, qoftë nga ligjet diskriminuese të shtetit ku jeton, qoftë edhe nga mentalitete e dikurshme, nuk është ndalur në kërkim të rrugës së suksesit dhe përparimit. Gjithashtu u shkëmbyen përvojat e zonjave nga rrethe të ndryshme, duke shpalosur sfidat që u dalin përpara gjatë jetës.
Moderatorja Suzana Kuka Varvarica prezantoi zonjën Violeta Kongo si një nga gratë e sukseshme në fushën e gazetarisë dhe të artit. Ajo solli në mjedisin e konferencës, përmes veprave të veta në picture, ndjesitë e ngjyrave të hedhura mbi telajo dhe mëndafshin e butë. Ajo ishte e ftuar speciale dhe përmes mendimeve në publik i dha hapësirës së konferencës një vend të veçantë, në përmirësimin e jetës njerëzore, në krah të mjekeve të njohura, si Jera Kruja nga Tirana e Zylfie Gjoni Duraku nga Mali i Zi, Alketa Mezini nga Amerika, Adelona Sulaj nga Italia, etj.
Mjaft me interes u ndoq drejtoresha e Fondacionit Ibrahim Kodra Maria Pacolli, e cila u paraqit me një veshje arbëreshe të sjellë nga Luçia Martino, që vinte nga Frascineto e Italisë. Arbëreshja Luçia pasi u ndal në vlerësimin e traditave tona shekullore, u shpërndau grave kulaçin e ëmbël të Pashkëve, duke vijuar me manaxhere dhe administratore të sukseshme në të gjitha fushat e jetës, si brenda ashtu dhe jashtë vendit si sociologia Ava Agolli ardhur nga ShBA, gazetarja Shenida Bilali nga Kroacia, pianistja Aksinja Xhoja nga italia, etj.
Shumë emocione ngjalli promovimi i romanit “Unë e përdhunuara” shkruar nga gazetarja kosovare Ramize Murtezi Shala e cila u paraqit nga Feride Rushiti. Thuhet se, guximi thyen heshtjen, dhe këtë guxim pati Vasfije Krasniqi Goodman, e cila rrëfeu për krimet e përdhunimet gjatë luftës dhe pasojat e këtij krimi, mbështetur në rastin e saj personal, duke bërë që ky krim të mos mbetet i heshtur. Fjala e saj emocionoi gjithë gratë pjesëmarrëse në Konferencë dhe hapi debate e diskutime të shumta që vijuan gjatë, duke shkelur minutazhin e përcaktuar.
Kështu vijuan duke sjellë kujtimet e tyre nga viti 1999 Eda Merepeza, Laura Xhaxhiu, Kadrije Gurmani, Zhulieta Grabocka, Drita Krasniqi etj. Edhe unë nuk ngurova të tregoj për librin që jam duke shkruar, romanin e ri mbi rrëfimin e një prostitute, e cila me guxim ka treguar jetën e saj në një conference ndërkombëtare me grate të ShBA e tashmë ka ngritur një qendër rehabilitimi për gratë e dhunuara. Ndaj e përgëzova heroinën tonë, që ka guxuar të flasë mbi ndodhinë e jetës së saj dhe kujtova vitin 1999, kur mblidhja dëshmi rënqethëse për gjyqin e Hagës, mes të dëbuarve me dhunë e të dhunuarve nga Kosova. Në shenjë solidarizimi me znj. Vasfije dhe me mbi 20.000 gra, fëmijë dhe burra të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë, u nënshkrua peticioni në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale të Luftës së Kosovës në vitin 1999!!! E lumtur që takova dhe shkëmbyem eksperiencat dhe përvojën me gra të suksesshme, drejtuese, sipërmarrësve, shkencëtare, mjeke, akademike, ushtarake, avokate, artiste, gazetare të vjetra e të reja, në nisje të karrierrës së tyre, me shpirt krijues në zhvillimin e ideve të tyre dhe që kërkojnë të jenë pjesë aktive e ndryshimit. Gratë mund të jenë profesioniste të zonja por edhe lidere të vlerave, në të njëjtën kohë. Personalisht pata rastin të lexoj para grave dy dokumenta shumë të rëndësishme, që u nënshkruan në këtë konference. Peticionin “Gratë në mbështetje të viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999” dhe peticionin mbi krijimin e “Aleanca e Grúas së Suksesit Shqiptar në botë“.
Ditën e fundit pjesëmarrëset në Konferencën Ndërkombëtare “Vlera e te qenit grua ne shek.XXI”, e mbyllën shumë bukur me mikpritjen e Kryetares së Bashkisë Shkodër, znj.Voltana Ademi, e cila ishte e para që nënshkroi peticionin mbi krijimin e Aleanca e Grúas së Suksesit Shqiptar në botë“, tekstin e së cilës po e vendos më pushtë.
Aleanca e Gruas së Suksesit Shqiptar në Botë Gra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Zvicra, SHBA, e Italia, të mbledhura në Konferencën Ndërkombëtare “Vlera e të qënit grua në shekullin e XXI”, vendosën të krijojnë në Tiranë, me propozim të Albanian Excellence, krijimin e Aleanca e Gruas së Suksesit Shqiptar, një organizëm që me vullnet të lirë do të bashkojë ane kënd gratë, zonjat, nënat, motrat shqiptare, që kanë arritur sukses në karrierën e tyrë profesionale si dhe në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Aleanca Globale e Gruas së Suksesit Shqiptar në Botë me qëndër në Tiranë, do të jetë një organizim vullnetar individual, nën mbikyqrjen e Albanian Excellece e cila do të drejtojë duke u bazuar në mendimet, idetë e kërkesat e të gjitha zonjave pjesmarrëse. Aleanca do të shërbejë gjithashtu si bërthamë për organizimin e Kongresit të Parë të Shëmbullit Shqiptar që do të mbahet në vjeshtën e Vitit 2021 , nga Albanian Excellence në bashkëpunim me Organizma të larta ndërqeveritare nga të gjita vendet pesmarrëse si dhe me shoqata pjesmarrëse. Kjo aleancë është fryt i refleksionve, punës, takimeve, bisedave, e shumëllojshmërisë së ideve, që u prezantuam edhe në këtë Konferencë, duke ftuar të gjitha zonjat shqiptare, të jenë së bashku në të gjitha problemet që ju dalin përpara, përmes dialogut, kërkesave të tyrë në grup, deklaratave të përbashkëta për çështje të caktuara që duhen zgjidhur me dialog dhe me konsensus në bllok nga një numër i madh pjesmarrësesh. Duke qënë së bashku, në një rrjet botëror të grave të suksesit shqiptar me një eksperincë të jashtëzakoshme e të gjithanshme, ne mund t’i bejmë ballë edhe udhëkryqit në të cilën ndodhet jo pak herë, lëvizja e grave, e cila nga njëra anë, synon të mbrojë çdo gjë të arritur dhe nga ana tjetër ndodhet nën trysninë e jashtëzakonshme të globalizimit. Kështu do të jemi së bashku, sepse, ështe e sigurtë se aksioni femëror do të jetë një celës i sigurtë në të gjithë zgjidhjen e krizave që kalon gruaja në të gjitha dimensionet e jetës sot. Po kështu Aleanca merr përsipër të ndërtojë elektronikisht rrjetin e Grave të suksesit shqiptar, që do të thotë të rregjistrimit të Grave të suksesit, të punës, vendit ku jetojnë dhe të arritjeve të tyre . Krijimi i këtij rrjeti ka rëndësi të madhe në evidetimin e vlerave të mëdha që kemi si shqiptare në të gjithë rruzullin ku jetojmë dhe kontribuojmë. Sepse atë që nuk e bejne qeveritë, tashmë duhet ta bëjmë ne. Le të jemi Aleanca Globalë e Grave të Suksesit Shqiptar për të qënë së bashku në kërkesa, ide, mendime, dëshira, përpjekje, mundësi më të mira për qënësinë e forcës tonë femëore, duke dhënë mendimin dhe veton tonë për çdo problem që mund të hasim jo vetëm në jetën tonë si zonja, nëna e motra, por edhe në probleme të mëdha që servir sot në të gjitha aspektet, bota e madhe të globalizimit. Gratë së bashku, mund të drejtojnë kështu një luftë të organizuar kundër formave të diskriminimit, të gjitha formave të dhunës, qoftë dhunë seksuale, abuzimi fizik. Aleanca do të punojë për eleminimin e stereotipeve që izolojnë gratë në shtëpi dhe njohjen e punës shtëpiake. Luftë gjithashtu për edukimin, shëndetin, punën, sepse gruaja duke patur shtrirjen e plotë të të drejtave të njeriut, mund të realizojë barazinë dhe të riafirmojë bindjen e saj të plotë në demokraci, drejtësi dhe në paqe.