Zelenskiy fiton mbi 70% të votave në Ukrainë
Prej tre vitesh aktori Volodymyr Zelenskiy interpreton rolin e presidentit në një seri të suksesshme televizive në Ukrainë, ndërsa tani duket se gjithçka u bë realitet. Pas përfundimit të procesit të votimit sot në Ukrainë, rezultatet e exit poll e shpallin fitues me 72,7-73,7% të votave. “Të gjithë qytetarëve të ish-vendeve sovjetike, u them: Na shihni! Gjithçka është e mundur”, ka thënë Zelenskiy pas përfundimit të procesit të votimit. Nëse konfirmohen këto projeksione, është një fitore e thellë ndaj presidentit në detyrë Petro Poroshenko i cili mendohet se ka fituar mes 25,5 dhe 27,3% të votave. Sipas mediave ukrainase, Poroshenko e ka pranuar humbjen duke uruar edhe kundërshtarin.
Please follow and like us: