Albspirit

Media/News/Publishing

Partia e re, flet Astrit Patozi

Partia “Bindja Demokratike” nesër do të bëj regjistrimin e saj në Gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke u përgatitur kështu për zgjedhjet e 30 qershorit. Astrit Patozi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me disa nga figurat e rëndësishme të PD, të cilët janë kritikë të Lulzim Bashës. Pas takimi Patozi është shprehur se: “Nuk kemi asgjë për të fshehur asgjë për të treguar sot. Do i komunikojmë nesër detajet. Më vjen keq që nuk e shuaj dot kuriozitetin tuaj sot”. Po ashtu mësohet se “Bindja Demokratike” nuk pritet të ketë një kryetar partie, por një bord drejtues, pa ditur ende përbërjen dhe numrin e tij. Astrit Patozi ka tentuar edhe më herët një nismë për të krijuar fraksione brenda PD-së, apo për krijimin e një force të re politike, por gjithçka kishte mbetur në letër. Ndërkohë Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar sërish pas lajmeve të përhapura në media se do të jetë pjesë e partisë së re “Bindja Demokratike”. Në një postim në Twitter, Hajdari, ndërsa i uron suksese “përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit”, thekson se ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë, ndërsa shton se do të jetë e fokusuar tek puna si kryetarja e grupit të PD në Kuvend. “Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat”, ka shkruar Hajdari.

Please follow and like us: