Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarohet i vdekur, por kthehet nga morgu te shokët me shishe vodka

Të zgjohesh në morg pasi deklarohesh i vdekur, e më pas të shkosh sërish në klub të pish vodka. Ndodh në Rusi me një rus që kishte pirë aq shumë sa u raportua gabimisht i vdekur në vendngjarje. Gazeta lokale “Khasanskiye Vesti”, shkruan se miqtë e tij thirrën një ambulancë dhe personeli mjekësor me ngut e deklaroi si të vdekur duke e dërguar në morg. Megjithatë, rusi u kthye në jetë, duke e gjetur veten në një frigorifer morgu. “Atë natë morgu ishte i mbushur në kapacitetin e tij, trupat nuk ishin vetëm në rafte, por edhe në dyshemenë e dhomës frigorifer, ku ishte vendosur edhe personi në fjalë”, i tha gazetës Aleksey Stoyev, një zëdhënës i policisë. Ai filloi të ulërinte për ndihmë dhe të trokasë në derë. Thirrjet e tij tërhoqën vëmendjen e rojeve të morgut, të cilët raportuan te mjekët. Ndërsa, këta të fundit njoftuan policinë. Hapja e derës nga policia bëri që ata të takohen me njeriun e “ringjallur”, që në panik doli nga dhoma, thuhet në raportin e policisë, të cilët pasi e kishin marrë atë në pyetje e kishin liruar. Ai u kthye në vendin e ahengut, ku gjeti shokët e tij ende të dehur. Madje personi që i hapi derën e klubit ishte tronditur dhe i kishte rënë të fikët. Por shoqëria nuk të lë në baltë kurrë. Ata iu kthyen sërish festës, për të festuar rikthimin në jetë të shokut të tyre.

Image result for shishe vodka

Please follow and like us: