Albspirit

Media/News/Publishing

PLAK N’AG T’MUZGUT T’MALLKUAR!

 

Mbi ag të muzgut ec,
t’iki prej tij
si prej natës sime, që si lumë Acheron fshin,
ngadalë,
çdo mendim, përvojë të gdhendur tek unë
apo dëshirë
që kurrë nuk mbërriti a n’arrati braktisi
të mjerin që më nuk ka fuqi,
pas saj të rëndë,
me atë tmerr harrese n’burg të vetes dy herë t’vdes!

Në atë sokak nxitoj mbajtur në atë stap,
dhe s’di se kush do thyhet më parë,
se s’mundem me të hedh hap,
Zotit i lutem të më marrë,
mëshirë, se as monedhë për Charontin s’kam,
pse jo, të pi atë helm t’ujtë!
të mallkuar,
Ah, kurrë mos qofsh plak,
n’buzë t’agut breg të mallkuar!

Fotografia e Emil Asdurian

Grafika nga Fatbardh Marku

Please follow and like us: