Të rejat e horoskopit, 24 Prill 2019
Dashi
Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka shkuar siç donit, atëherë duhet vetëm që të përmirësoni aftësitë tuaja, ose të tregoheni më të vëmendshëm. Me mbështetjen e yjeve, do të keni mundësi që të dilni në pah.
Demi
Parashikohet një ditë interesante. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Ndërkohë Urani do të sjellë ndryshime revolucionare, ku disa nuk do të jenë mjaft të pëlqyeshme. Pavarësisht kësaj, mund ta ndjeni veten një njeri të rinovuar.
Binjakët
Kjo fillim javë nuk ka qenë më e mira e mundshme. Tashmë do të jeni në kërkim të më shumë qetësie. Kush ka një aktivitet të vetin, gjatë këtyre ditëve është përballur me disa llogari, por kjo e mërkurë do të sjellë më shumë frymëmarrje. Në ditët në vijim, mund ti dedikoheni dashurisë.
Gaforrja
Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë nën ritmin e duhur, ku duhet treguar kujdes sa i takon ushqimit dhe gjendjes shëndetësore. Jeni të lodhur dhe mund të ndiheni të përhumbur. Parashikohet një ditë ku do të jeni disi të mënjanuar.
Luani
Do të jetë një ditë me fat, ku do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Ju pëlqen që të bini në sy dhe të jeni të parët në çdo gjë. Kjo ditë do të ofrojë mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë.
Virgjëresha
Është momenti për të bërë disa ndryshime revolucionare në jetën tuaj. Jeni në kërkim për të ndryshuar diçka, dhe kjo gjë mund të ndodhë së shpejti. Situata në çift parashikohet shumë më mirë. Javët e para të prillit kanë qenë të lodhshme sa i takon ndjenjave, por nëse raporti në çift ka shpëtuar, atëherë nuk ka gjë që t’iu ndalë.
Peshorja
Parashikohet një ditë aspak pozitive, gjatë së cilës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo gjë vlen për çdo fushë, si për sa i takon punës, edhe shëndetit. Para se të bëni apo thoni diçka, reflektoni mirë. Matini fjalët ndaj një eprori, pasi në të kundërt mund të ketë pasoja.
Akrepi
Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, raportet me të tjerët do të jenë shumë pozitive dhe kjo gjë vlen edhe për dashurinë. Mundohuni vetëm që të mos jeni shumë ekstremist, por duhet të gjeni një vijë të mesme për çdo gjë.
Shigjetari
Kur bëhet fjalë për projekte, nuk ju pëlqen që të humbni kohë dhe doni të mbyllni çdo gjë menjëherë. Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të bëni diçka më shumë. Nëse jeni të lidhur prej disa kohësh, mund të humbni mendjen pas një njohje të re. Veç bëni kujdes që të vendosni mirë, mbi çfarë dëshironi të bëni.
Bricjapi
Marrëdhëniet me personat që ju rrethojnë do të jenë shumë të komplikuara dhe do ju tensionojnë. Pavarësisht mbështetjes së Hënës, situata nuk do të jetë ideale. Vështirësi do të ketë sa i takon dashurisë, ku duhet të tregoni vëmendje të veçantë. Do të ndjeni nevojën për të bërë ndryshime.
Ujori
Duhet të diskutoni dhe provokoni më pak, edhe pse mund të jetë diçka e pamundur për ju. Gjatë këtyre ditëve jeni inatosur edhe me veten, pasi ndjeni se nuk ia keni dalë që të bëni atë që dëshironit. Gjatë kësaj periudhe ndjeni nevojën për të folur me një njeri të besuar.
Peshqit
Pas dy ditësh të lodhshme, të mbushura me debate dhe probleme, më në fund situata do të jetë e përmirësuar. Nëse ditëve të fundit jeni përballur me një ndryshim të rëndësishëm, atëherë do ju duhet kohë për tu mësuar. Situata do të përmirësohet për çiftet, të cilët muajve të kaluar kanë përjetuar probleme. Vëmendje maksimale duhet të tregojë, kush është i përfshirë në dy lidhje paralele.