Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Tufa padit disa politikanë dhe gazetarë për fyerje

Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka paditur në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij.

Pas një debati disa javor në media, Tufa ka zgjedhur t’i drejtohet gjykatës për të paditur deputetin Spartak Braho, ish-politikanët Sabit Brojka dhe Shaqir Vukaj, gazetarin Arben Duka, studiuesin Fatos Tarifa dhe gazetën “Dita”.

“Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës racore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave. Siç tha i nderuari deputet Taulant Balla, drejtohu organeve të drejtësisë së re dhe unë e kam marrë të mirëqenie dhe s’kam pse të mos e besoj”, ka thënë Tufa për mediat.

Ai thotë se sulmi i orkestruar vazhdon prej 23 ditësh dhe se nuk është përfolur kaq shumë në këto vite.

“Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin”, ka thënë Agron Tufa.

Please follow and like us: