Albina Deda Gjoci: Edi Rama-përfundimisht i rrethuar!
As dhe ëndërrimtari më i madh nuk përfytyron dot më se një njeri-monstër si Edi Rama që për fatkeqësinë tonë është akoma
K/ministër i vendit,
të refletojë apo të ndryshojë.
Ai tashmë mitomanisë së tij e skizofrenisë i ka shtuar dhe etjen e shfrenuar për pushtet e abuzitivitet!
Shqipëria për Edi Ramën është thjesht një telajo ku ai zhgarravit çmenduritë e tij.
Kjo është simptoma e dallueshme e njerëzve të papërgjegjshëm e cila çdo ditë sjell kalbëzim e metastaza! Ndaj erdhi koha që shqiptarët e bashkuar t’i thonë “Stop” çmendurisë!
“Stop” korrupsionit!
“Stop” degradimit të Republikës,
parlamentarizmit e demokracisë!
Nesër në ora 18.00
fillon rrethimi dhe përballja pa kthim me kancerin politik, ekonomik e social të Shqipërisë: Edi Rama.
Çdo nyje nacionale qarkullimi që nga Miloti, në Elbasan, Tiranë e deri Myzeqe…do të bllokohet.
Opozita e din mirë se kjo nuk është normalitet në një vend normal por është vetëm alfa e përballjes në një vend anormal që udhëhiqet nga një bandë hajdutësh e kriminelësh.
Ne e dimë se qytetarë nga Shqipëria e Kosova do krijojnë vonesa në udhëtimin e tyre, por jemi po aq të sigurt se kjo vonesë është e pakonsiderueshme përballë vonesës që ky i paudhë K/ministër po i bën mbarë kombit në rrugën e tij të brishtë drejt integrimit e qytetërimit!
Nesër përballja e madhe pa kthim…! Edi Rama nuk ka më shpëtim.
Qytetarë, miq e mikesha!
Nesër nuk jemi në rrugë për partinë, por për lirinë, për Shqipërinë!