Albspirit

Media/News/Publishing

Gent Cakaj: Ata që shpifën për mua dhe Rea Xhillarin do shkojnë në gjykatë

Ministri i Jashtëm për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka mohuar lajmet, se ai është në një marrëdhënie sentimentale me vajzën  e Linda Ramës. Në një intervistë për “Opinion”, Cakaj tha se lajme të tilla janë dashakeqëse dhe do të përballet në Gjykatë me autorët e kësaj shpifjeje. “Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë. Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje” – tha Cakaj.

Image result for cakaj me rea xhillarin

Please follow and like us: