Llotaria amerikane, ç’duhet të dinë shqiptarët që kanë aplikuar?
Duke filluar nga data 7 maj te gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane mund të kontrollojnë nëse janë fitues ose jo. Ambasada Amerikane bën me dije se aplikantët mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online nëse janë fitues ose jo. “Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, njofton Ambasada Amerikane.