Albspirit

Media/News/Publishing

“Po i merr shpirtin” – fëmijët denoncojnë të dashurin e 85-vjeçares: Bëjnë seks 3 herë në ditë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Bolonja të Italisë, aty ku familjarët e një 85-vjeçare janë ankuar në polici për të dashurin e gjyshes së tyre. Ata pretendojnë se ai e shfrytëzon të moshuarën, pasi kalojnë orë të tëra të mbyllur në dhomë bashkë. “Po shfrytëzon sëmundjen e saj”, kështu raportuan të afërmit e gruas pranë policisë, të cilët ia përcollën rastin prokurorisë dhe detyruan policinë të ndërhynte. “Nëna jonë është 85-vjeçe dhe vuan nga një sëmundje në tru, por i dashuri i saj ka përfituar nga kjo gjë. Ai e shfrytëzon atë për të bërë seks gjatë gjithë kohës edhe kur ne mundohemi ta mbajmë jashtë shtëpisë, ai sërish hyn brenda dhe mbyllen së bashku në dhomë”, u ankuan fëmijët e gruas së moshuar në edicionin e ‘Il Resto del Carlino’. Të dy pleqtë janë njohur dy vite më parë, por kohët e fundit kanë filluar të takohen shpesh. Ata kanë treguar se kanë vendosur një kujdestar për gjyshen e tyre në shtëpi, por askush nuk arriti të frenojë kërkesën e të moshuarit për t’u mbyllur në dhomë me të dashurën 85- vjeçare. Sipas tij ai e ka kërkuar atë të qëndronin vetëm dhe të bënin seks rreth 3 ose 4 herë në ditë./gazeta shqip/

Please follow and like us: