Albspirit

Media/News/Publishing

Katiola Karoli në vargje poetike

Image result for puthje

Shpirt i etur

 

Kaq kohë qielli im gri, vetëm gri.

Etur jam për rrezet e diellit.

Buzët tharë si tokë e shkretuar.

Etur pa u njomur nga buzët e tua.

 

Ky shpirt i etur për ndjenjë të vërtetë.

Fytyra, trupi si pemë dimri, zhveshur.

Etur-etur për pak shpirt-pranverë

Sytë e mi në horizont, shikimin tretur.

 

Image result for silencio

Lexo heshtjen

 

Nëse mes fjalës nuk e gjete kuptimin

Atëhere unë mësova të hesht

Bashkoi ti gërmat e heshtjes sime

Dhe po të duash vajto ose qesh.

 

Ti asnjëherë nuk më kuptove

As dhe një fjalë nuk dëgjoje ti.

Tani në zhurmën e heshtjes sime

Nga vrasja e ndërgjegjes nuk gjen qetësi.

 

Lexohe heshtjen, i dashuri im.

Është shkruar me lot e dhimbje shumë

Dikur mes fjalëve kishte dashuri.

Tani dhe heshtja duket se bën zhurmë.

 

Image result for eklipsi i henes

Hënë vrastare

 

Hënë vrastare ëndrrash.

Sa zemra të vetmuara mban zgjuar.

Qepallat që rëndojnë si dyer burgu.

Shpirtra nga ndjenja, dashuri priviuar.

 

Hënë vrastare ëndrrash je.

Apo mikja e vajzave vetmimtare?

Që duke numëruar lotët në heshtje.

Gdhijnë net të panumurta në dritare.

Please follow and like us: