Albspirit

Media/News/Publishing

AKADEMIA “JUNION” VLORË FITOI VENDIN E DYTË NË TURNEUN BALLKANIK

Ky kampionat njihet nga “UEFA”  dhe Federata Greke e futbollit.

Andi BEGAJ

 

Nga data 21 prill deri me 25 prill 2019 në Korintho të Greqis u zhvillua Kampionati Futbollit Ballkanik për moshat U-9 , U-11 dhe U-13. Në këtëkampionant  morën pjesë  46  ekipe të ndara në 10  grupe. Kampionat njihet nga “UEFA”  dhe Federata Greke e futbollit.

Futobollistët e vegjël të Vlores, të drejtuar nga trajneri talentuar Besi Shabani për dy vjet rresht kishin fituar kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Greqi si dhe një vit kanë fituar vendin e tretë në kampionatin në  Itali.

Mosha U-9 perfaqesohej nga keta futbollist: Brian Xhindi, Xhuel Mezani, Flavi Kuçuku, Fatjon Sinaj, Rajan Begaj, Olimbja Xhindi, Amos Malaj .

Akademia “Junion” Vlorë,  U- 9,  zhvilloi tre  ndeshje në grup.Humbi me Olimpjakos 2 – 3 dhe fitoi me Koker Athinë 5 – 1 dhe Aek Athinë 7 – 1.

Mosha U-11 perfaqesohej nga keta futbollist:Stiven Begaj, Bleron Muharremi, Marin Muhameti, Albi Muharremi, Salarjon Memushi, Mateo Sejfullari, Mikel Mançe, Admand Bako, Merjon Isufaj, Berjol Trushi, Nelvis Hadëraj, Enea Meçi.

Akademia “Junion” Vlore  zhvilloi tre ndeshje ne grup: humbi me Parathinajkos 0 – 4 dhe fitoi me Pamjonjos 5 – 0 dhe Olimjakos 2 – 1.

Panjonjos e Athines  mori vendin e pare ne baze te golavrazhit, ndërsa Akademia “Junion” Vlorë  mori vendin e dytë si skuadra më e mirë dhe mori kupën nga 46 ekipe qe  moren pjese ne kete aktivitet. Shikuesit i tërhoqi ndeshje e Akademia “Junion” Vlore  me Olimpjakosin që ishte nje finale e vertete.fff

Mosha U- 13 kishte në përbërje këta futbollist:Brajan Brahimja, Enki Ademi, Rei Rexho, Kevi Piperi, Erik Velaj, Kleo Allushi, Rinald Karalliu, Izdjon Sulejmani, Flavio Ademi, Bjorni Hoxhaj.

Akademia “Junion” Vlore,  U- 13, kreu katër ndeshje ne grup: fitoi me Paok Athinë 2 -0, humbi me Aek Athinë 1 -3, fitoi me Paranithajkos 3 -0 dhe barazoi me Kallamatë 2 – 2.

Kjo arritje e vogëlushve të Vlorës dhe trajnerit Besi Shabani duhet të tërheq vëmendjen e autoriteteve të futbollit tonë, ndërsa Ministria e Arsimit duhet të ngrihet në lartësin e detyrës së saj për të ndihmuar, përkrahur dhe stimuluar trainerin dhe keta fëmijë që e nderojnë Vlorën dhe Shqiperinë në turneun Ballkanik.

Besi Shabani me pasionin dhe përkushtimin që e karakterizon paraqitet si një shembull i mirë jo vetëm për Vlorën por dhe më gjerë që tregon se pasioni dhe përgjegjesia për një detyrë që merr përsipër mund të kaloi çdo vështirësi.

Please follow and like us: