Kastriot Islami: Qeveria tranzitore pa Ramën kryeministër
Përse zgjedhjet e vitit 2017 kanë rezultuar rëndshëm të manipuluara? Sepse vota është blerë dhe votuesit janë kërcënuar.
Dakord, por përse opozita pretendon që maxhoranca është ilegjitime? Sepse madhësia e manipulimit të zgjedhjeve ka ndikur jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por ka qënë aq e madhe, ose thënë ndryshe numri i mandateve të fituara përmes manipulimit të zgjedhjeve ka qënë në atë vlerë (nga llogaritë rezulton në masën 8-11 mandate) për të arritur në përfundimin se Rilindja s’ka qënë dhe s’është maxhorancë reale, ajo vetëm mund të konsiderohet maxhorancë ilegjitime.
Po përse kjo ka ndodhur dy vjet “pas pilafit” do të pyeste Rama dhe opozita s’ka reaguar menjëherë pas zgjedhjeve të 2017, madje anëtarët e opozitës kanë votuar në KQZ në favor të daljes së rezultatit zgjedhor? Sepse blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve janë kryer shumë të fshehta dhe të sofistikuara nga ekipi i politikanëvë-oligarkëve-kriminelëve i drejtuar nga Rama dhe ka qënë e pamundur për tu kapur, evidentuar me fakte e prova dhe dërguar në gjykatë gjatë ditëve të fundit para ditës së votimit. E rëndësishme nuk është se ky manipulim ka ndodhur dhe është provuar me fakte (interceptimet telefonike e provojnë katërcipësisht) dhe nuk mund të thuhet meqë gjetja e provave dhe fakteve ka ndodhur pas 2 vitesh kjo gjë duhet harruar apo nuk përbën shqetësim. E për rrjedhojë duhet të pranohet realiteti sic ka qënë…
Po misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve, përse s’i kanë evidentuar këto manipulime dhe kanë vazhduar të shprehen, edhe gjatë kohëve të fundit, se zgjedhjet ishin dhe janë legjitime? Sepse edhe vëzhguesit ndërkombëtarë (bëhet fjalë vetëm për ata anëtarë të misionit ndërkombëtarë të vëzhgimit të zgjedhjeve që realisht mund të jenë përpjekur të evidentonin të gjithë manipulimet në zgjedhjet e fundit të 2017) e kanë të vështirë për të mos thënë të pamundur për të evidentuar këto lloj manipulimesh. Aq më tepër që tendenca e përgjithshme e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit (dhe kjo po ndodh gjithnjë e më shpesh ndërkohë që manipulimet janë softistikuar) është të mbyllin me sukses misionin e tyre dhe të “konfirmojnë” një rezultat që siguron “stabilitet”, sepse për “demokracinë” dhe kontestimet e palës jo fituese gjithcka do të shkruhet me një gjuhë të drunjtë në pjesën e rekomandimeve të raportit ndërkombëtar…Ka edhe ndonjë rast, sigurisht të rralllë, kur qëndrimi i misioneve të vëzhgimit është ndryshe nga ai që mbahet në shumicën e rasteve të tjera apo më saktë kur është paravendosur që qëndrimi i misionit të jetë ndryshe, pra në favor të “demokracisë”…
Po qeveria a është ilegjitime përderisa zgjedhjet janë manipuluar rëndshëm? Nisur nga fakti që gjatë zgjedhjeve të fundit të 2017 është tjetërsuar rezultati zgjedhor për shkak të blerjes së votës dhe kërcënimit të votuesve, në masën 8-11 mandate, kjo con në përfundimin se Rilindja s’është maxhorancë as reale dhe as legjitime. Për rrjedhojë edhe qeveria Rama, edhe kryeministri Rama janë ilegjitimë.
Nëse maxhoranca, qeveria dhe kryeministri janë ilegjitimë dhe kjo gjë është evidentuar pas dy vitesh, si zgjidhet ky ngrëc? Vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, me një qeveri tranzitore të mbështetur nga të gjithë palët në parlament, nga ato palë që kanë fituar përfaqsimin, qoftë edhe të deformuar, në zgjedhjet e 2017. Natyrisht qeveria tranzitore duhet të garantojë ndër të tjera kushte konkurimi edhe për të gjitha ato parti jashtëparlamentare, që për shkak të manipulimeve skanë mundur të futen në parlament.
Përse duhet qeveri tranzitore dhe s’pranohet organizimi i zgjedhjeve të parakohshme nga qeveria Rama pra nga Rilindja? Nga analiza racionale e mësipërme u arrit në përfundimin se Rilindja, duke qënë ilegjitime, s’rezulton maxhorancë reale nga zgjedhjet e 2017, pra nuk i ka votat e nevojshme për të formuar qeveri. Thënë ndryshe zgjedhjet e lira e të ndershme s’mund të organizohen e garantohen nga një qeveri ilegjitime, e dalë nga një maxhorancë ilegjitime.
Ok, nëse pranojmë se zgjidhja e krizës aktuale realizohet përmes organizimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe me një qeveri tranzitore që merr mbështetjen e gjërë në parlament, përse të mos jetë Rama kryeministër i kësaj qeverie tranzitore? Së pari qeveria tranzitore do të ngrihet mbi bazën e mbështetjes sa më konsensuale të të gjithë forcave politike në parlament, sepse as Rilindja, as PD, as LSI, apo tjerë, s’kanë të vetme shumicën për të mundur të kenë qeverinë e tyre. Së dyti, dhe kjo ndoshta kjo është edhe më e rëndësishmja, Rama është ideatori, organizatori dhe përfituesi më i madh i manipulimit të zgjedhjeve të 2017, prandaj nëse do të pranohej ky opsion, kjo do të thoshte ndryshe, sic thotë populli, ti varësh ujkut mëlcitë në qafë, Aq më tepër që në zgjedhjet e 2017 opozita, e ndodhur edhe nën presionin ndërkombëtar, ja dha Ramës këtë mundësi që ai rikërkon sot, dhe Rama e keqpërdori këtë mundësi, duke blerë votat në atë masë sa të siguronte i vetëm “timonin dhe tepsinë” e pushtetit, pra duke flakur edhe aletaten e saj, LSI, e cila e mbështeti Ramën-kryeministër në 2013. Pranda jemi këtu ku jemi sot, në një krizë të paprecedentë. Dhe së treti, përderisa Rama s’pranon të ndëshkohen të gjithë politikanët, oligarkët dhe kriminelët që janë kapur mat në përgjimet telefonike duke komunikuar për të manipuluar zgjedhjet, provon se edhe ai vëtë është së paku është në bashkëpunim me ta. Ndërkohë që e vërteta është se Rama është ideatori dhe drejtuesi i manipulimit të zgjedhjeve të 2017.