Sherri Braho-Tufa/Poetja Entela Kasi pyetje publike Ramës: Do t’i bashkohesh thirrjes së PEN International?
Poetja Entela Kasi i ka bërë një pyetje publike kryeministrit Edi Rama.
Në rrjetin e saj social në Facebook, Kasi e pyet Ramën nëse solidarizohet me shkrimtarin Agron Tufa, në debatin që tashmë ka shkuar në Gjykatë për krimet gjatë kohës së komunizmit.
“A do të mundet Edi Rama artist, të drejtohet nga parimet themelore të lirisë për të nënshkruar me vullnetin e lirë, garancinë e jetës së shkrimtarit Agron Tufa, e t’i bashkohet thirrjes të PEN International, lidhur me këtë çështje në Shqipëri? Kujtoj se Kryeministri Rama u solidarizua me Oleg Sentsov para pak kohësh në Shqipëri. A do ketë të njëjtin qëndrim Kryeministri i vendit në rastin e shkrimtarit Agron Tufa?”
I ftuar disa ditë më parë në “Top Talk”, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka deklaruar se 519 ish-sigurimsa janë punësuar në Policinë e Shtetit duke shtuar se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar.
Lidhja e Tufës me Oleg Sentsov