Albspirit

Media/News/Publishing

Mehmetali Rexhepi: PORTRETI ME SHI

 

(Mikut të zemrës: Kelmend Jashari, (4 shtator 1966-25 prill 2019).

 

nuk  do të na shtrydhje për ta parë këndej si pikon shpirti

këndej ku ka Mend

s`ke faj që të mori përdhunshëm mizorja

të preu në besë lum miku

s`mund t`i merrte të gjitha përkatësitë

zjarrin e jetës që ndeze ato gaca prushi shiu nuk i fiku

Kel-Mend

ku e lë atë shkëlqim vezullor të kontrastit të fortat shtytje

mes Teje e meje si i bartje në hapësirën e atij ylli

thuamë të lutem në cilën orbitë të kërkoj

se prej këtij fund-prilli prej lotit të gurit më digjet pylli

sythat kanë hapur prushin e bardhë

kësaj pikture  pesëdhjetë e dy vjet kornizat e syve ia mbështillje me radhë

dhe ja mbi Ty Mend fluturuan petalet e lagura në shtylla e mure

kaq  ishte bukuria grabitet eleganca dhe shtrihet përdhe

mandej fshehtas anija e mizorisë në mushkëri paska lëshuar spiranca

erdhi brodhi dhe në stuhinë e frymëmarrjes të shpoi

akull i mbledhur hijes mushkëri e derdhur  dhe  kosto e hiles

Kel-Mend

lë aq hire sa t`i vizatojmë në çdo kënd buzëqeshjet

sa të mund t`i ngrehim virtytet  për një shtatore jo prej bronzi

prej eshtrash mishi gjaku nervash e loti

bie shi shi shi

e toka e dhimbjes nuk ngopet assesi

 

*

laj sytë  mbi një krua kristali

dhe shoh fytyrën time te Kelmend Jashari.

 

Gjilan, më 27 prill 2019.

 

Please follow and like us: