Albspirit

Media/News/Publishing

OMBRA GVG publikon romanin ‘DJALOSHI QË VINTE NGA PËRTEJ DETIT”

GJERGJI MIHALLARI

DJALOSHI QË VINTE NGA PËRTEJ DETIT
roman
isbn: 978-9928-06-232-1

Shtëpia e librit OMBRA GVG
2019

* * *
…ndonjë mbrëmje mund të keni rastisur të hidhni sytë në qiell. Keni parë një qiell të bukur, në një ngjyrë të thellë, me hënën dhe yjet e panumërueshëm si të jenë stoli në një fustan të veçantë nusërie. Fjongo është udha e Qumështit. Keni ndenjur të gozhduar, të goditur nga një dalldisje ndjenjash, që fërgëllojnë në kraharorin tuaj. Jeni gëzuar dhe keni pritur mëngjesin, duke menduar se kjo natë do të lindë një mëngjes të bukur plot diell. Por çuditërisht të nesërmen, ajo përkëdheli e rrezeve diellore është shplarë nga shiu që troket vajtueshëm mbi xham. Sa zhgënjim, por nuk ke forcë të ndryshosh atë që ndodh. Ajo ndodh dhe pikë. Jemi të pazotë ndaj fatit… diku i shkruar, diku i pashkruar. Jeta nuk është një segment i drejtë.

* * *
…Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar… Kjo ishte hera e dytë, kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Të dy udhëtuan me avion drejt vendit tjetër, disa ditë, pasi ishte nisur maketi i veprës.

* * *
Andrea kishte bujtur në pension dhe Xhuzepinës i kishte prezantuar Elenën, me fjalët “Mikja ime, kjo është gruaja ime”. Tek përshëndeteshin i kishte përshpëritur dobët pranë veshit, që Elena nuk duhej të dinte asgjë rreth lidhjes së tij me Aurelian. Xhuzepina kishte pohuar heshtjen, duke i rrahur shpatullat dhe buzëqeshur. Zemra e një gruaje është streha më e sigurtë e të fshehtave dhe sekretit që servir jeta. Ajo është oaz ku rriten ndjenjat e bukura dhe fisnike, por njëkohëshit është edhe kapaku i një pusi të thellë… Xhuzepina u lumturua për mikun e saj, që kishte gjetur një liman të qetë, pas një udhëtimi në një det të trazuar të jetës.

Fotografia e OMBRA GVG Publishing House

Please follow and like us: