Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëdhënie intime me të burgosurin, dënohet gardiana 26-vjeçare

Një gardiane burgu në Angli është dënuar me 12 muaj heqje, pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur. Sipas mediave angleze, Emily Watson, 26 vjeç, u deklarua fajtore dhe mbi të rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale me John McGee, një të burgosur. Gjykata zbuloi se Watson shkoi në qelinë e McGee disa herë, ndërsa kishte kryer marrëdhënie seksuale vetëm një herë. Gjykatësi shtoi se publiku ishte shtangur se si një i burgosur ishte në gjendje të kishte kontakt me Instagram nga qelia. “Kjo sjellje mjaft e dënueshme ishte një shpërdorim i madh i detyrës”, shtoi gjyqtari. Gerald Pachter, avokati i gardianes, duke mbrojtur, tha se Watson kishte rënë në dashuri me McGee, të burgosurin.

Please follow and like us: