Albspirit

Media/News/Publishing

Samiti i Berlinit: Marrëveshja Kosovë – Serbi s’mund të arrihet në dëm të vendeve tjera

Berlin, 29 prill 2019 – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron thanë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet në dëm të vendeve tjera të rajonit. Merkel e Macron e shprehën këtë qëndrim në një konferencë të përbashkët për media, në Berlin, në prag të Samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimot, nikoqirë të të cilit janë ata. “Gjermania e Franca duan të tregojnë se është në interes të përbashkët që të shohim zhvillimin e Ballkanit. Në darkë do të diskutojmë se si mund ta gjejmë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë”, tha Merkel. Zonja Merkel theksoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të arrihet në dëm të vendeve tjera të rajonit. “Ideja jonë është që të shohim se si të pajtohemi për t’i lehtësuar e jo vështirësuar gjërat”, theksoi ajo. Ndërkaq, zoti Macron theksoi se. sa i përket Serbisë dhe Kosovës, do të diskutohet për të gjitha opsionet që nuk shkaktojnë tensione ne rajon. “Nuk e kemi qëllim të imponojmë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që t’i shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon, të cilat mund të ndodhin për shkak të opsioneve që janë në tryezë”, theksoi Macron, citon REL. Merkel dhe Macron e quajtën shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes vendeve të rajonit marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dy liderët e vendeve të fuqishme evropiane, Gjermanisë dhe Francës, do të zhvillojnë një darkë të përbashkët pune me delegacionet nga Kosova dhe nga Serbia.

43824996 303

 

Please follow and like us: