Të gjitha mashtrimet e Hashim Thaçit dhe varrosja e tradhtisë së tij në Berlin, vullneti për copëtimin e Kosovës!
Hashim Thaçi tashmë duket se ka marrë pozitë sulmuese ndaj Samitit dhe mbështetësve të rezultateve të tij, në përpjekje për ta fshehur varrosjen e tij politike.
Shkruan: Idriz Morina
Hashim Thaçi po mundohet të ndërtojë një strategji mashtrimi për ta shpëtuar imazhin e tij, edhe ashtu tashmë të rrënuar.
Që prej kthimit nga Berlini, kryeqytetit të Gjermanisë, po mundohet që ta bind opinionin publik, shqiptarët para së gjithash se Samiti i Berlinit ishte i dështuar.
Para se ai ta deklarojë këtë, ishin reagimet e para të zyrtarëve gjermanë, përfshirë deputetë, të cilët theksin e vendosnin, tek top-tema, çështja e diskutimit paraprak të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me iniciativën dhe interesin e saj, marrjen e pjesës më të madhe të veriut të Kosovës, dhe dhënies së Preshevës, ku shqiptarët do të humbnin së paku 10 % të territorit të përgjithshëm. (Ku paradoksi i kësaj ideje është se po u ofrohet serbëve një marrëveshje me këmbim të territoreve historikisht shqiptare, po me territore shqiptare, që padrejtësisht iu dhuruan Serbisë me trysni ndërkombëtare, në Kongresin e Berlinit 1878 dhe me Konferencën e Londrës 1912-1913).
Sipas zyrtarëve gjermanë, por edhe zyrtarëve e analistëve të tjerë europian, dhe së fundi edhe amerikan, Samiti i Berlinit, kryesuksesin e tij e ka pikërisht, tek dhënia fund pretendimeve për ndryshimin e kufijve, përkatësisht të prishjes së pazarit, Thaçi-Vuçiq me ndërmjetësimin e Mogerinit, duke ia treguar vendin edhe shefes së diplomacisë europiane Federika Mogerini, e cila në kundërshtim me politikat e vendeve kyçe të BE-së, si Gjermania, por tani edhe të Francës. Shih: https://gazetashqiptari.com/diplomati-amerikan-sell-taksa-e-nderpreu-nismen-per-korrigjim-te-kufijve/;
https://gazetashqiptari.com/edhe-zvicra-i-gezohet-faktit-se-ne-berlin-u-varros-ideja-e-ndryshimit-te-kufijve/;
https://gazetashqiptari.com/deputetja-gjermane-rezultati-me-i-mire-i-samitit-te-berlinit-fundi-i-idese-per-ndryshim-te-kufijve/;
https://gazetashqiptari.com/deputetet-gjerman-krenar-se-vdiq-ideja-e-thacit-dhe-vuciqit-per-kembim-territori/;
https://gazetashqiptari.com/ëeber-samiti-berlinit-e-shkaterroi-mogherinin-me-dialogun-kosove-serbi-do-merret-kryediplomati-i-ardhshem-i-be-se/;
https://gazetashqiptari.com/deputetet-gjerman-krenar-se-vdiq-ideja-e-thacit-dhe-vuciqit-per-kembim-territori/)
Po pse Hashim Thaçi po e vlerëson të dështuar Samitin e Berlinit, i cili vendosi ta përjashtojë nga tryeza e bisedimeve një marrëveshje për kufijtë, të dëmshme apo në kurriz të tokave shqiptare.
- Hashim Thaçi e shpalli të dështuar Samitin në Berlin (tutje Samitin), sepse dështoi personalisht, projekti i tij, që t’i shpëtojë gjykatës speciale, duke i dhuruar toka Serbisë.
- Thaçi e shpalli Bashkimin Europian të brishtë e gati të dështuar, një organizim që sipas tij nuk ia vlen të dëgjohet, veçmas kur është në pyetje shkëmbimi i territoreve, me të cilin e ka lidhur fatin personal të lirisë së tij;
- Nëse kjo është e vërtetë dhe presidenti e ka këtë bindje, pse na mashtroi duke biseduar me Serbinë për një dekadë dhe duke ua bërë të gjitha favoret, sa ishte ai kryeministër dhe më pas duke e shtyrë edhe kryeministrin Isa Mustafa ta bënte të njëjtën gjë (Marrëveshja antikushtetuese për Asociacionin, për gjykatat etj);
- Nëse kjo është e vërtetë pse negocionte shkëmbimin e territorit me mbështetjen e Federika Mogherinit, Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme?!
- Nëse kjo është e vërtetë pse Hashim Thaçi si kryeministër i Kosovës e pranoi projekt-rezolutën e Bashkimit Europian, e cila ishte në kundërshtim me Vendimin e GJND-së, dhe ato që janë më të rëndësishme:
- Me pranimin e bisedimeve në Bruksel nën mbikëqyrjen e BE-së, Hashim Thaçi e përjashtoi Amerikën për herë të parë në rastin e Kosovës, nga bisedimet për fatin e vendit tonë. Nga faktori bartës, Thaçi i ktheu në rol as dytësor, duke krijuar çarje të thellë, raport që ende nuk po mund të riparohet.
- Me atë Projekt-rezolutë të BE-së, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në të cilën delegacioni i Kosovës as nuk u lejua, as si mysafir të futej brenda, iu hap dera diskutimit të ekzistencës së territorit të Kosovës, gjë për të cilën edhe tani po këmbëngulë Thaçi.
- Hashim Thaçi po gënjen se ai nuk ishte kundër taksës 100 % ndaj Serbisë, sepse publikisht në Berlin i kishte kërkuar heqjen e saj, e cila nga disa diplomatë edhe amerikan u vlerësua si pengesë, që ndihmoi në bllokimin e idesë për shkëmbim territori.
- Hashim Thaçi e shpalli mashtrues Bashkimin Europian, sepse sipas tij, e shkeli marrëveshjen, heqjen e vizave me ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi;
- Por, Hashim Thaçi nuk po kërkon falje se pse e bëri demarkacionin me Malin e Zi në dëm të Kosovës, sipas argumentimeve të Komisionit Bulliqi, dhe që sipas analizave të mia këtë e kishte bërë si uverturë për kasaphanën territoriale që do t’ia bënte Kosovës për marrëveshje me Serbinë, për të cilën gjë ende po këmbëngulë.
- Demarkacioni me Malin e Zi, është vepër penale e tij personale si ish ministër i Jashtëm, dhe pastaj si president për përdorimin e trysnisë dhe mjeteve të llojllojshme për t’i bindur kundërshtarët, që të vendosnin në dëm të atdheut!
- Hashim Thaçi ka mbetur tashmë i vetmuar, dhe po i zhvishet çdo maskë, çdo gënjeshtër dhe çdo mashtrim, kështu që ai duket tashmë në trans, përveç se në panik, ai po e përjeton ankthin më të madh të mundshëm, gjë që po e shfaq hapur me fushatën e nisur kundër rezultateve të Samitit të Berlinit, madje në një ditë pushimi në Kosovë (festa e 1 Majit, e vendosur nga ai dhe klani i tij, si majtistë të thekur nga doktrina e Partisë së Punës).
Gjendjen e tij të rënduar shpirtërore e dëshmoi përballë Komisionit hetimor për rastin e arrestimit të “Gylenistëve”, veçmas në debatin e ashpër me Anton Qunin, i cili u detyrua t’ia kujtonte fytyrën e tij kriminale;
- Hashim Thaçi dyshohet që së bashku me Xhavit Halitin është i përfshirë në rastin e vrasjes së parë politike (1997), gazetarit Ali Uka: https://gazetashqiptari.com/ekskluzive-rihapen-hetimet-per-vrasjen-e-gazetarit-uka-dyshohen-thaci-dhe-xhavit-haliti/?fbclid=IëAR1XxzgadAjL3-S9tox6Fc2Q9ExoSjytB1LAbbF6emsLsED8gyAxz2OSPH8;
- Hashim Thaçi dyshohet që së bashku me Shtabin e ashtuquajtur të Rognerit, dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë është i përfshirë në ekzekutimin e ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, (shih librin “Kështu foli Tahir Zemaj” dhe të tjerë autor);
- Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dyshohet se është përfshirë në rastin e zhdukjes së lpk-istit, Behajdin Hallaqi, shih: http://www.gjergjkastrioti.org/shqiperia-natyrale/kosova/murat-jashari-1-443-pyetje-per-hashim-thacin/
Për këto dhe shumë raste të tjera, Hashim Thaçit nuk i mbetet rrugë tjetër, vetëm se dorëzimi para Gjykatës speciale, por para këtij akti, ai duhet të jap dorëheqje nga detyra e Presidentit, në mënyrë që të mos e dëmtojë edhe më tej Kosovën, shtetin dhe territorin e të cilës ka vendosur ta sakrifikojë duke e përdorur si mburojë personale nga Gjykata speciale. - Po ashtu ai duhet t’i bindet këshillës (urdhëruese) amerikane, të bërë në verën që shkoi (https://gazetashqiptari.com/hashim-thaci-po-bie-nga-posti-i-presidentit-detyrohet-te-jap-doreheqje/), dhe të ripërsëritur javëve të shkuara, që ai të jap dorëheqje, dhe të mos provojë që nëpërmjet punëve të ndyta të mbrohet nga procesi gjyqësor, përballë një gjykate që është krijuar me përkushtimin e tij më të madh!
Hashim Thaçi tashmë duket se ka marrë pozitë sulmuese ndaj Samitit dhe mbështetësve të rezultateve të tij, në përpjekje për ta fshehur varrin e tij politik (varrosjen në politikë).