Albspirit

Media/News/Publishing

Antigona, qyteti antik i themeluar nga Pirroja i Epirit

Shqipe HOXHA

Saraqinishta është një fshat i vogël i ish-Bashkisë Antigone në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë. Pranë fshatit gjenden mbetjet e qytetit antik të Antigonesë, i cili u themelua nga Pirro i Epirit dhe u emërua pas gruas së tij, Antigone. Straboni në Gjeografinë e tij, vendos Chaonia midis maleve Cerauniane në veri dhe Lumit Thyamis në jug. Historiani romak, Appian, përmend Chaonia si kufirin jugor në përshkrimin dhe gjeografinë e Ilirisë. Qytetet e rëndësishme në Chaoni përfshinin Chimaera (Himarë moderne), Buthrotum, Phoenice, Panormos, Onshismus (sot Saranda) dhe Antigonea. Antigona (Antigonea), quanin edhe gruan e Pirros së Epirit. Antigonea është një qytet i lashtë, 14 kilometra larg qyteti të Gjirokastrës. Është ndërtuar në shek. III p.e.s. Qyteti është themeluar nga Pirroja i Epirit. Në fillim të shekullit III p.e.s Pirroja u detyrua të shkonte në luftë në Egjipt, ku aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e Berenices, gruas së mbretit Ptoleme të Egjiptit, e cila i ofroi atij dorën e së bijës, Antigoneas. Si mirënjohje për gruan e tij të parë, Pirroja vendosi të ndërtonte një qytet të ri me emrin Antigonea. Sipas Plutarkut, qyteti-shtet, Antigonea, u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Duke zbatuar një urdhër të senatit romak, ushtria romake nën drejtimin e Konsullit romak Pal Emili, më 168 p.e.s. plaçkiti dhe shkatërroi edhe Antigonenë, midis rreth 70 qyteteve të Epirit dhe të Ilirisë. Qyteti nuk u rindërtua më kurrë.

Ruins of Epirote house with peristyle

the Roman Consul Aemilius Paullus looted and set fire to 70 towns in Epirus including Antigonea. The town was never rebuilt.

Please follow and like us: