Mimoza Bici: Rrezja pranverore
Rrezja pranverore
zbërthen kopsat dimërore
një e nga një.
E unë
ekstazuar
pranoj lakuriqësinë
nga duart e panjohura
ku më zhveshin
të bëj dashuri me jetën.
Po bëj dashuri
apo dehem ëndrrës
drejt verës
ku nuk gjej shpëtim!
Nga ty i dashur
ndodh dhe të ik.
Iki nga ty
dhe shkoj në tjetër ëndërrim.
Por pranverës së ngrohtë
nuk mundem t’i braktisem
më zhvesh tinëz.
Kopsat dimërore
shkatërron lehtësisht.
Si herën e parë
Çdo herë të parë
me ty …
M. Bici. Poezi nga cikli i poezive “Poline che volano in aria”. Tiranë, qershor 2018.
Please follow and like us: