Albspirit

Media/News/Publishing

Në ndihmë të atyre që aplikojnë për shtetësinë amerikane

Avokati Kieran Both

Rubrika  “Çeshtje tё Emigracionit”: Avokati Kieran Both  u përgjigjet pyetjeve në ndihmë të  atyre që aplikojnë për shtetësinë amerikane.

 

Kohët e fundit në zyren tonë na ka  ardhur kjo letër:

Kam lexuar shkrimet tuaja në gazetën “Iliria”  dhe vendosa t’u shkruaj për problemin tim. Unë e kam marr green card-ën nëpërmjet martesës me shtetas amerikan dhe banova në SHBA për tre vjet. Pastaj u ktheva në vendin tim dhe qëndrova aty deri në fund të vitit 2015. Tani mendoj të kthehem për të aplikuar për shtetësinë amerikane. Puna është se unë nuk kam shtëpi aty, ndaj desha të pyes: A mund të bëj aplikimin këtu ku jam, dhe të vi në SHBA kur të kem kohën e intervistës? Gjithashtu kam dëgjuar  që duhet të paraqitem personalisht gjatë këtij procesi dy a tre herë.

Anonim.

 

Qëndrimi juaj i gjatë jashtë Amerikës mund t’u shkaktojë probleme në të ardhmen. Juve do t’u duhet të spjegoni arsyet e këtij qëndrimi të gjatë, që të mos ua heqin green card-ën. Madje edhe nëse nuk e keni rrezikuar statusin që keni, qëndrimi i gjatë jashtë SHBA mund të afektojë aplikimin për shtetësinë amerikane  (N-400) pasi Emigracioni mund të konkludojë që  rezidenca juaj në fakt ka qënë jashtë Amerikës dhe jo brenda saj. Në vazhdim nëse ju plotësoni formularin për shtetësinë amerikane N-400, dhe largoheni sërish , mungesa  midis kohës se dorëzimit të aplikimit dhe  pranimit për shtetësi do t’u llogaritet dhe s’do jetë në favorin tuaj. Ju gjithashtu duhet të vërtetoni se ende jeni martuar dhe banoni sëbashku me shtetasin amerikan për gjithë periudhën, e jo të veçuar.

 

Lidhur  me udhëtimet e zgjatura.

Udhëtimet përtej oqeanit mund të bëhen problem për rezidentin permanent, veçanërisht nëse ai/ajo ka ndërmend të aplikojë për shtetësinë amerikane. Rezidentët permantë  gëzojnë të drejtën për të udhëtuar jashtë SHBA për periudha të shkurtra, që nuk e afektojnë statusin e tyre.  Udhëtimi maksimal mund të shkojë deri në një vit jashtë Amerikës, por edhe udhëtime të shpeshta edhe pse të shkurtra,  mund të krijojnë dyshimin tek Emigracioni nëse ju vërtet  keni qëllim që ta bëni SHBA rezidencën tuaj të përhershme; dyshime  gjithashtu nëse ju i ruani lidhjet më familjen tuaj këtu , nëse vazhdoni punën , nëse paguani ose jo taksat shtetit si rezident,etj. Faktorë të tjerë mund të merren në konsideratë siç është pasja e llogarisë bankare në SHBA, e adresës së banimit, licensë e vlefshme makine; Prona ose bisnes në SHBA dhe evidenca të tjera që mbështesin mungesën tuaj të përkohshme  në këtë vend.

Nëse ju planifikoni të qëndroni jashtë SHBA më shumë se një vit, është e këshillushme që më përpara se të udhëtoni të aplikoni për leje ri-hyrje në Amerikë. Marrja e lejes për rihyrje në Amerikë para udhëtimit  u jep mundësinë të aplikoni për pranim në SHBA gjatë kohës që leja është ende  e vlefshme pa qënë e nevojshme për  të marrë vizë në ambasadën amerikane në atë vend ku ndodheni.

Nëse ju qëndroni jashtë Amerikës më shumë se dy vjet, (si rezident permanent) çdo leje rihyrje(re-entry permit) e marrë përpara nisjes suaj do të skadonte. Në  raste të tilla është e këshillushme që të aplikoni për vizë rikthimi(SB-1) në ambasadën amerikane(konsulatë)  më të afërt. Si aplikant për SB-1 do t’u kërkohet të kaloni  për ekzaminim mjeksor.

 

Banesa e qëndrueshme në SHBA dhe prezenca fizike e individit është  kërkesë  e detyrushme për natyralizimin.

Aplikantët për natyralizim(marrjen e shtetësisë amerikane) duhet të provojnë që kanë banuar brenda SHBA në vazhdushmëri pesë vjet para aplikimit,  ose tre vjet nëse janë bashkëshortë të shtetasve amerikanë. Mungesat e gjata nga Amerika mund të  krijojnë ndërprerje të vazhdimësisë së kërkuar për aplikimin. Këto mungesa mund të jenë  më shumë se 6 muajshe por më pak se një vit, e bëhen shkas për dyshime të braktisjes së rezidencës në SHBA. Aplikanti duhet të tregojë evidenca të mjaftushme që kërkesa e Emigracionit  për rezidencë të përhershme në SHBA është respektuar. Mungesa një vit ose më shumë në SHBA shkel kërkesën për vazhdimësi banimi  me qëllim të fitimit të shtetësisë, ndaj nëse  kjo ka ndodhur aplikantit i duhet të plotësojë formularin Form N-470 (Application to Preserve Residence for Naturalization Purposes).

 

Prezenca fizike

Aplikantëve për natyralizim(shtetësi amerikane) u kërkohet të vërtetojnë që kanë qenë fizikisht prezent në SHBA 30 muaj brenda një periudhe 5 vjeçare para  aplikimit, ose 18 muaj brenda një periudhe 3 vjeçare për bashkëshortët e shtetasve amerikan.

Aplikantëve gjithashtu u kërkohet të vërtetojnë se kanë qëndruar të paktën tre muajt e fundit para mbushjes së formularit (Form-400), në shtetin/distriktin/ ku ata banojnë.

 

Kualifikimi pas thyerjes së regullit  të residencës.

Një aplikanti për shtetësi amerikane, (të cilit i kërkohet 5 vjet vazhdimësi rezidence) që i është refuzuar kërkesa për shkak se ka  munguar një vit ose më shumë në këtë vend, mund të aplikojë për shtetësi pas katër vjetësh dhe një ditë, pas rikthimit  në Amerikë. Ndërsa aplikanti të cilit i kërkohet tre vjet rezidencë e pandërprerë, mund të aplikojë për shtetësi pas 2 vjetëve dhe një ditë pasi të ketë rifilluar  jetën në këtë shtet.

Ka ende mjaft për të mësuar rreth problemeve të shtetësisë të cilat aplikanti i interesuari duhet t’i dijë. Ne do t’i adresohemi kësaj teme në shkrimet e ardhme të rubrikës sonë  “Çeshtje tё Emigracionit”. Ju inkurajojmë të kontaktoni avokatë me përvojë të kësaj fushe për situatat tuaja të veçanta.

Gjithkush mund të gjejë informacion shtesë duke vizituar web-in e Shërmimit të Emigracionit dhe Shtetësisë  amerikane në internet në adresën www.uscis.gov

Qëllimi  ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantët  e rinj me informacion, për t’i aftësuar për të kërkuar ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju falenderojmë për pyetjet e vazhdueshme që na drejtoni. Jeni të mirëpritur në çdo kohë në adresën tonë  të email: kieranboth@verizon.net  në gjuhën shqipe ose në anglisht.

 

Shenim i redaksise Yllirira Press:  Rubrika  “Çeshtje tё Emigracionit”, eshte ideuar dhe mbajtur nga kolegia jone Albana Melyshi Lifcshin ne shkurt te vitit 2004. Pas 15 vjetëve kontribut ne ndihme te emigranteve te rinj rubrika seshpejti do te kaloje nen nje pergjegjesi te re.

Please follow and like us: