Prezantohet platforma e qeverisë tranzitore
Ashtu si ishte paralajmëruar, Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e tij, ku prezantoi platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë takim ishin të pranishëm krerët e partive aleate të PD si dhe gjithë anëtarët e opozitës. Nga foltorja, Basha foli për problemet që ka vendi, ndërsa thotë se do të jepet zgjidhje për të gjitha. “Jemi sot në një paralizë totale të drejtësisë, që sot si kurrë më parë në ndonjë vend të botës ndodhet në kushtet e mungesës së Kushtetueses, asgjësimit të Gjykatës së Lartë, të kapjes së Prokurorisë së Përgjithshme. Për herë të parë shënohen afera që për nga shumat marramendëse. Numri i shqiptarëve të larguar nga vendi në 5 vite të arrijë përmasa të papara që nga fillimi i viteve 90. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e mijërave vend të punës, nivele mjerimi si në vende të Afrikës, një në 10 shqiptar ushqehen një herë në ditë, shëndetësia dhe arsimi gjenden në krizën më të thellë”, ka thënë Basha.