Troja e vërtetë është në Shkodër
Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar t’i përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë, edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatit si duhet të ardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kufinj të historisë.
Ja pra, shkencëtari serb e gjenë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e shpjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873).
Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersburg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave në Shën Petersburg. Pra, vepër e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë. (Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura, por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen. E di një gjë që është njerëzore, më lehtë i besohet një gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike).
Në librin e tij “Troja…” e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lufta e Trojës është kënduar edhe në “Iliada” dhe “Odisea” e Homerit dhe se ishte luftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Balkan. Me bindje të madhe e hedh poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e Namura. Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është asnjë lumë i cili derdhet në det. Ai e shpjegon se afër lumit të madh, qe e cek edhe Homeri rrjedh edhe një lum më i vogël, pra Drini dhe Buna.
Pra Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në ‘Iliadën’ e Homerit. Edhe një shpjegim pë lumenjt rreth Trojes: “Dihet që njalat e detit, kur i hedhin vezët, atë e bëjnë edhe në Mesdhe dhe në Bunë”.
Edhe lumi Zeta permendet në “Iliadë” që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedh Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e spjegon që këto janë algat, për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit.
“Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë në në veriperëndim ku është Shkodra, një lloj ashtu si e këndom Homeri “Burri i botës”, Jovanoviqi na bind që edhe Dardania nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik.
Pra, ja ky ishte spjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është: “Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, Šlimanova Troja u Turskoj je falsifikat”. E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra.
Edhe pak nga origjinali në serbisht: “Jaćimović je opovrgao oba krivotvorenja Bečko-berlinske istorijske škole. U svojoj nevelikoj knjizi: Troja, srpska prestonica Skadar, objavljena na srpskom i ruskom jeziku, uverljivo dokazuje da je Trojanski rat, opevan u Homerovoj ‘Ilijadi’ i ‘Odiseji’, bio obračun srpskih državica niklih na morskim obalama Sredozemlja i u dubini Balkana. On upućuje čitaoca, da nije moguće pronaći planinu u Hisarliku (gde je Šlimanova Troja), koja bi se mogla videti – zajedno s Trojom i morskom obalom, kako je to sve posmatrao, s Tračkog vrha (na Šar planini), Bog Posejdon”.
Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp!