Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspertiza: Grabitësi i vrarë në Rinas është Admir Murataj

Pas shtyrjes së seancës së ditës së djeshme, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori. Sipas ekspertizës gjurmët e viktimës së vrarë me një plumb pas grabitjes në aeroportin e Rinasit tek ura e Tapizës korrespondojnë me atë të Muratajt. Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën gjyqësore për në 14 maj për shkak të mungesës së aktit të vdekjes. Seancën e ardhshme pritet pushimi i hetimit për Murataj. Gjykata gjithashtu i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Muratajn, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç’regjistrimi. Po të enjten vajza e Admir Murataj paditi forcat e FNSH-së për vrasje me dashje të të atit. Avokati i vajzës së Muratajt tha se policia mund ta kishte arrestuar pa e vrarë atë. Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Please follow and like us: