Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti serb do vizitojë Tiranën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Tiranën. Sipas televizionit serb Tanjug fillimisht në 8 maj, Vuçiç do të udhëtojë drejt Romës ku do të takohet me zëvendëskryeministrin Matteo Salvini. Temë kryesore e diskutimit të tyre do të jetë Kosova. Pasi përfundimit të këtij takimi, presidenti serb udhëton në mbrëmje drejt Tiranës për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Kjo e fundit do të jetë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të procesit të samitit “Brdo-Brioni”, i cili mbahet dy ditë radhazi. Sipas axhendës, Mogherini do të marrë pjesë në aktivitetit për Ditën e Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës. Në fund të muajit maj, Komisioni Europian do të publikojë publikojë rekomandimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë. Thuajse të gjitha vizitat e Mogherinit e kanë gjetur Shqipërinë në një moment krize politike.

Please follow and like us: