Uashingtoni shtrëngon sanksionet ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara po shtrëngojnë sanksionet ekonomike ndaj Iranit duke i dhënëfund të enjten masave që lejonin disa prej blerësve më të mëdhenj të naftës iranianetë vazhdonin importet.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se me heqjen e klauzolave për tetë blerës, Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë trysni maksimale ndaj qeverisë iraniane.
Departamenti amerikan i Shtetit e quajti këtë hap një përmbushje të premtimit tëadministratës Trump “për t’i çuar në zero eksportet e naftës së Iranit dhe t’i mohojnëregjimit të ardhurat që i duhen për të financuar terrorizmin dhe luftërat e dhunshmejashtë vendit”.
Ky është një tjetër hap në një seri masash që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë qëkur Presidenti Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë, me premtimin për t’u tërhequrnga marrëveshja ndërkombëtare që kufizon programin bërthamor të Iranit nëkëmbim të zbutjes së sanksioneve ekonomike.
Presidenti Trump e njoftoi tërheqjen nga marrëveshja në maj 2018 dhe sanksionet e reja hynë në fuqi në nëntor, me përjashtim të blerjeve të naftës nga Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Tajvani, Turqia, Italia dhe Greqia.
Që nga ajo kohë, Italia, Greqia dhe Tajvani kanë ndalur importimin e naftës iraniane.